SHBA, gripi i shpendëve “sëmur” tregun - Përhapja e sëmundjes nxit kërkesën për marrjen me qira të pulave
Përhapja e gripit të shpendëve në SHBA ka rritur çmimet e vezëve dhe ka zbrazur raftet, duke shkaktuar një rritje të mprehtë të kërkesës për shërbimet e marrjes me qira të pulave. Këto shërbime i lejojnë konsumatorët të marrin me qira një tufë pulash për një periudhë të caktuar, duke siguruar një furnizim të qëndrueshëm me vezë të freskëta.
Rritja e kërkesës vjen pasi më shumë dyqane ushqimesh në SHBA po vendosin kufizime për blerjen e vezëve dhe shitësit me pakicë në mbarë vendin përpiqen të menaxhojnë furnizimet e pakta.
Çmimi mesatar i 12 vezëve është rritur ndjeshëm, sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë. Që nga 7 shkurti, çmimi qëndron në 7.34 dollarë amerikanë. Për më tepër, Departamenti i Punës i SHBA-së raportoi një rritje prej 55 për qind nga viti në vit të çmimeve të vezëve në janar 2025.
Në këtë situatë, një trend i ri i marrjes me qira të pulave ka marrë formë. Në disa rajone, konsumatorët mund të marrin me qira pula nga kompani të specializuara, të cilat premtojnë një rendiment të pritshëm prej tetë deri në 14 vezë të freskëta në javë nga secila prej tyre.
"Kërkesat tona në internet janë plotësuar më shumë se kurrë, njerëzit janë shumë të interesuar të kenë pula në oborrin e shtëpisë për vezë të freskëta. Pastaj ata nuk duhet të shqetësohen për çmimin e vezëve në dyqan. Ne e kemi kaluar këtë më parë dhe çmimi i vezëve gjithmonë ulet. Por kërkon kohën e vet, pasi duhen 4-6 muaj që një zogth të rritet dhe të fillojë të lëshojë vezë”, tha Jenn Tompkins, pronare dhe operatore e "Rent The Chicken", një shërbim për marrjen me qira të pulave.
Departamenti i Bujqësisë parashikon se çmimet e vezëve do të rriten me rreth 20 për qind në vitin 2025, duke tejkaluar ndjeshëm rritjen e parashikuar prej 2.2 për qind për ushqimet në përgjithësi. Çmimet në dhjetor 2024 ishin tashmë 36.8 për qind më të larta se një vit më parë, sipas të dhënave zyrtare.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Muaji i parë i Trump në detyrë: Si ka ndikuar në tregjet financiare?!
Ka kaluar një muaj nga inaugurimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i rikthyer i SHBA-së ka vepruar me shpejtësi sipas politikave të tij të......

Si do të ndikojnë tarifat tek inflacioni në SHBA? - Fed, e shqetësuar për pasojat e politikave të Trump
Zyrtarët e Rezervës Federale në janar ranë dakord se do të duhej të shihnin uljen e mëtejshme të inflacionit përpara se të ulnin normat e interesit.......

265 pasuri të konfiskuara në të gjithë vendin - Shumica prej tyre ndërtesa për banim, apartamente dhe toka arë në Tiranë
Sipas Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Shqipëri rezutojnë të jenë konfiskuar rreth 265 pasuri. Kjo agjenci ka......

Eksportet bujqësore e nisin vitin me “këmbë të mbarë” - Tregjet e huaja kërkojnë më shumë prodhime shqiptare
Vazhdon trendi pozitiv i eksportit të frutave dhe perimeve “Made in Albania” në tregjet e huaja. Sipas një njoftimi nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit......

A do të arrijë “MIRA” të gjurmojë informalitetin? - Eksperti Llakaj: Inteligjenca artificiale identifikon bizneset nga tatimet, te doganat!
Inspektorati Shtetëror i Punës do të mund të përdorë Matricën e Inteligjencës dhe Vlerësimit të Riskut (MIRA), për të gjurmuar të gjithë ato subjekte apo......

Ndryshon ligji për markat tregtare - Si do trajtohen rastet e abuzimeve me emrat dhe logot e bizneseve
Tregu shqiptar po ndeshet çdo ditë e më shumë me konflikte midis markave të regjistruara më parë dhe që kanë një reputacion dhe emër të mirë në treg dhe......

2024, Qeveria mori 6.75 mld lekë hua nga jashtë /Nënshkrimet e reja, Franca kreditori kryesor
Borxhi i jashtëm i Shqipërisë në vitin 2024 mbetet një element kyç i financave publike, duke pasqyruar përpjekjet e qeverisë për të siguruar burime të......

“BE, gati të negociojë për tarifat e makinave” - Komisioneri i tregtisë hap rrugën për bisedime me Trump
Bashkimi Evropian është i përgatitur të bisedojë me Shtetet e Bashkuara për uljen e tarifave prej 10 për qind për makinat, si pjesë e bisedimeve që synojnë......