SHBA fton zyrtarët aziatikë në Alaskë - Në fokus, projekti i gazit të lëngshëm prej 44 miliardë USD
Shtetet e Bashkuara kanë ftuar zyrtarë nga Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani në Alaskë për të diskutuar disa projekte, duke përfshirë një tubacion të gjerë gazi, thanë dy persona të njohur me planifikimin. Qeveritë aziatike po shqyrtojnë investimet amerikane me shpresën për të shmangur tarifat e Presidentit Donald Trump.
Sekretari i Brendshëm amerikan Doug Burgum dhe Sekretari i Energjisë Chris Wright do të jenë organizatorët e eventit të 2 qershorit.
Sipas burimeve, pjesë e agjendës është dhe vizita në Shpatin Verior të largët të Alaskës, ku ndodhen fushat e bllokuara të gazit, që SHBA po kërkon t'i zhbllokojë përmes tubacionit prej 44 miliardë dollarësh. Ky projekt do të përshkojë 1,300 km përpara se gazi të lëngëzohet për transport, kryesisht për klientët aziatikë.
Trump i ka shtyrë aleatët si Japonia dhe Koreja e Jugut të blejnë energji amerikane, ndërsa po kërcënon me tarifa tregtare. Ai ka thënë se Tokio dhe Seuli duan të investojnë "triliona dollarë secili" në projektin e tubacionit. Megjithatë, nuk ka shumë gjasa që takimi në Alaskë të sjellë marrëveshje të mëdha në lidhje me projektin e tubacionit të vonuar prej kohësh, siç shpresohej fillimisht, shpjegojnë personat e informuar me çështjen.
Kryeministri japonez Shigeru Ishiba shprehu optimizëm në lidhje me projektin LNG të Alaskës gjatë një takimi privat me Trump në muajin shkurt, pavarësisht dyshimeve në Tokio për qëndrueshmërinë e tij. Zyrtarët japonezë dhe të Koresë së Jugut kanë shprehur hezitim për një projekt në zhvillim e sipër prej dekadash, që ka avancuar pak për shkak të kostos dhe sfidave logjistike.
Zyrtarët nga kompania shtetërore e energjisë e Tajvanit CPC, e cila në mars nënshkroi një marrëveshje jodetyruese për të investuar dhe blerë energji nga projekti i tubacionit, do të marrin pjesë në takimet e Alaskës, tha Ministria e Ekonomisë.
Ministri i Tregtisë i Koresë së Jugut tha javën e kaluar se qeveria e tij ishte ftuar, por momenti ishte "shumë i ndërlikuar", pasi Koreja e Jugut mban zgjedhje presidenciale më 3 qershor.
Nënshkrimi i marrëveshjeve detyruese për projektin e tubacionit mund të kërkojë kohë pasi zhvilluesit nuk kanë kryer ende një studim të projektimit inxhinierik paraprak, i nevojshëm për të sqaruar kostot e përgjithshme të projektit. Studimi pritet të fillojë më vonë këtë vit.
Takimi i 2 qershorit do të diskutojë gjithashtu gjerësisht bashkëpunimin në projektet energjetike në Arktik, thanë burimet.
Sondazh

Balluku: Nga nesër hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli Llogarasë! Pa pagesë deri më 15 shtator
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëherësh zv.Kryeministrja e vendit Belinda Balluku njoftoi sot përmes rrjeteve sociale se duke nisur nga......

“2025 do të jetë viti i uraganeve” - Shkencëtarët amerikanë parashikojnë sezon stuhish mbi nivelet normale
Shkencëtarët e qeverisë amerikane presin një sezon uraganesh mbi normalen në vitin 2025, duke prodhuar tre deri në pesë uragane të mëdha me erëra të......

Ulen faturat e energjisë për familjet britanike - Rregullatori Ofgem njoftoi reduktimin e çmimeve me 7%
Miliona familje britanike do të shohin fatura më të ulëta të energjisë që nga korriku, pasi rregullatori Ofgem tha se çmimi maksimal do të reduktohet me......

“Mosha e daljes në pension të barazohet më shpejt” - BE: Jo në 2056. Shqipëria kërkon më tepër kohë për përafrimin e Direktivës përkatëse
Bashkimi Evropian kërkon që Shqipëria të përshpejtojë moshën e daljes në pension për burrat dhe gratë. Bashkimi Evropian ka bërë publik qëndrimin e tij për......

Në 4 muaj erdhën në Shqipëri 2.4 mln vizitorë/ Dominojnë vizitat nga Europa Jugore dhe Perëndimore
Gjatë muajit prill, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej 1.5 milionë shtetas, përfshirë si qytetarë shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Këto të dhëna, të......

Gjermania “lulëzon” në tremujorin e parë - Ekonomia u rrit dy herë më shumë se pritshmëritë
Ekonomia gjermane u rrit ndjeshëm më shumë në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me vlerësimet e mëparshme, për shkak të zhvillimeve pozitive......

Muzeu Arkeologjik Mesjetar Lezhë, një atraksion i ri turistik pranë Kalasë - Investim me rëndësi për trashëgiminë kulturore
Bashkia Lezhë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e Muzeut Arkeologjik Mesjetar Lezhë. Një muze ku do të ekspozohen një pjesë e mirë e trashëgimisë......

Akomodimi, detyrim deklarimi për 65% të kapacitetit - Cilat janë kategoritë që preken nga referenca? Viti ndahet në dy periudha
Përgjatë këtij sezoni turistik, strukturat akomoduese në vend do të ndjekin rregulla të reja sa i takon deklarimeve, të miratuara me vendim të posaçëm......