SHBA, drejt rihapjes së qeverisë - Palët arrijnë kompromis për legjislacionin e ri

Senati i Shteteve të Bashkuara ndërmori hapin e parë për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në histori të qeverisë, pasi një grup demokratësh të moderuar ranë dakord të vazhdojnë pa një garanci për zgjatjen e subvencioneve të kujdesit shëndetësor.
Në një votim testues, që përbën hapin e parë në një sërë procedurash të nevojshme, Senati votoi me rezultat 60-40 për të kaluar drejt miratimit të një ligji kompromisi për financimin e qeverisë. Ky vendim ka zemëruar shumë demokratë, të cilët besojnë se amerikanët duan që ata ta vazhdojnë betejën.
Marrëveshja përfshin zhvillimin e një votimi të mëvonshëm për zgjatjen e kredive tatimore të Aktit për Kujdes të Përballueshëm, që skadojnë më 1 janar. Miratimi përfundimtar mund të kërkojë disa ditë nëse demokratët kundërshtojnë dhe vonojnë procesin.
Marrëveshja nuk garanton që subvencionet e kujdesit shëndetësor do të zgjaten, siç kanë kërkuar demokratët për gati gjashtë javë. Udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer nga Nju Jorku, votoi kundër vazhdimit të paketës, së bashku me të gjithë përfaqësuesit e tij demokratë, me përjashtim të tetë personave.
Pjesë e marrëveshjes është edhe anulimi i pushimeve masive nga puna të punonjësve federalë nga administrata Trump që nga fillimi i mbylljes më 1 tetor, si dhe garantimi i të drejtës për të marrë pagat e prapambetura.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune, e mbështeti menjëherë marrëveshjen dhe kërkoi një votim urgjent për fillimin e procesit të miratimit, pasi mbyllja e qeverisë vazhdon të shkaktojë vonesa në fluturime, rrezikim të ndihmës ushqimore për miliona amerikanë dhe mungesë page për punonjësit federalë. “Koha për të vepruar është tani,” u shpreh Thune.
Socialistët fitojnë bindshëm 5 bashkitë - Diferencë e thellë me kandidatët e pavarur
Vlora, Berati, Cërriku, Mati dhe Tepelena tashmë kanë kryetarët e rinj të zgjedhur. Gara u fitua bindshëm nga socialistët, duke lënë pas me një diferencë të......
Zgjedhjet lokale në Kosovë - LVV dhe LDK fitojnë në total nga 7 komuna secila
Beteja finale për pushtetin lokal në Kosovë është mbyllur të dielën me balotazhin e zhvilluar në 18 komuna. Mbi 32.5 për qind e qytetarëve kanë shfrytëzuar......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se ka humbur pikë gjatë fundjavës duke regjistruar zbritje në raport me javën që lamë pas teksa është blerë sot me 83 lekë dhe është......
Projektbuxheti, Serbia planifikon 3% deficit - Të ardhurat totale planifikohen të arrijnë 20.6 miliardë euro
Qeveria e Serbisë miratoi projektbuxhetin për vitin 2026 me një deficit fiskal që përputhet me 3% të Produktit të Brendshëm Bruto (BPB) të parashikuar. Të......
Greqi, shtohen investimet e huaja direkte - OECD: Gjatë vitit të kaluar stoku arriti në 72 miliardë euro
Besimi në ekonominë greke tregohet nga flukset e larta të investimeve të huaja direkte (IHD) në Greqi, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OECD. Në......
Kosovë, përmbyllet balotazhi në 18 komuna, LDK-ja force e pare, fiton edhe Prishtinën
Në Kosovë është përmbyllur balotazhi i zgjedhjeve vendore. Në 18 komuna, qytetarët zgjodhën kryetarët e rinj, përfshirë në qendra të mëdha, si Prishtina,......
Numërimi i votave, garën e kryesojnë kandidatët socialistë në të pesta bashkitë
Në të pesta bashkitë ku pati zgjedhje të parakohshme, të dhënat paraprake të numërimit tregojnë epërsi të dukshme të kandidatëve socialistë. Në Tepelenë, ku......
Zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, KQZ: Votuan vetëm 18.45% e zgjedhësve
Në 5 bashki të vendit, 13 kandidatë garuan për të marrë drejtimin e tyre. Në Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë nga 334.539 mijë qytetarë me të drejtë......





