Amerika Postuar më 30 Shtator 2025, 09:41

SHBA, drejt mbylljes së qeverisë - Udhëheqësit nuk arrijnë marrëveshje në takimin e Shtëpisë së Bardhë

Nga Kristi Ceta

SHBA, drejt mbylljes së qeverisë - Udhëheqësit nuk

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kundërshtarët e tij demokratë nuk arritën përparim të dukshëm gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë që kishte për qëllim të shmangte mbylljen e qeverisë. Kjo situatë mund të ndërpresë një gamë të gjerë shërbimesh që nga dita e mërkurë.

Të dyja palët u larguan nga takimi duke shkëmbyer akuza e duke këmbëngulur se përgjegjësia do të binte mbi krahun tjetër nëse Kongresi nuk arrin të zgjasë financimin e qeverisë përtej mesnatës së së martës.

"Besoj se po shkojmë drejt një mbylljeje," deklaroi nënpresidenti JD Vance.

Demokratët thonë se çdo marrëveshje për zgjatjen e afatit duhet të përfshijë ruajtjen e përfitimeve shëndetësore që po skadojnë, ndërsa republikanët e Trump këmbëngulin që çështjet e shëndetësisë dhe financimit të qeverisë të trajtohen veçmas. Udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer, tha se "ekzistojnë dallime shumë të mëdha" mes palëve.

Nëse Kongresi nuk vepron, mijëra punonjës federalë mund të pezullohen pa pagesë, që nga NASA deri te parqet kombëtare, dhe shumë shërbime do të ndërpriten. Gjykatat federale mund të mbyllen dhe dhënia e granteve për bizneset e vogla mund të vonohet.

Ngërçet buxhetore janë bërë të zakonshme në Uashington gjatë 15 viteve të fundit dhe shpesh zgjidhen në momentin e fundit. Megjithatë, gatishmëria e Trump për të anashkaluar ose injoruar ligjet e shpenzimeve që ka miratuar Kongresi ka shtuar një dimension të ri pasigurie.

Presidenti amerikan ka refuzuar të shpenzojë miliarda dollarë të miratuara nga Kongresi dhe ka kërcënuar se do të zgjerojë largimin e punonjësve federalë nëse Kongresi lejon mbylljen e qeverisë. Deri më tani, vetëm disa agjenci kanë publikuar plane për funksionimin në rast të një mbylljeje.

 

Shqipëria 30 Shtator Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj i paqëndrueshëm duke u luhatur vazhdimisht përgjatë kësaj kohe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.2 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat