Senatorët amerikanë paraqesin pr/ligjin për kriptovalutat - Drafti mundëson kuadrin rregullator federal për kriptot stablecoin

Senatorët amerikanë zbuluan projektligjin që do të krijonte një kuadër rregullator për kriptomonedhën, i cili, nëse miratohet nxit potencialisht miratimin e aseteve dixhitale. Prej një kohe të gjatë është kërkuar miratimi i një legjislacioni të tillë, si një domosdoshmëri për të ardhmen e aseteve dixhitale në SHBA. Ligji përcakton se kur kriptomonedhat janë asete me vlerë, duke dhënë kështu qartësi ligjore. Projekti mundëson edhe kuadrin rregullator federal për kriptovalutat e lidhura me dollarin, të quajtura stablecoin.
Lobistët e bankave kanë argumentuar se kjo do të çonte në një fluks depozitash nga sistemi bankar i siguruar, duke kërcënuar potencialisht stabilitetin financiar. Kompanitë e kriptovalutave i janë kundërvënë këtij pohimi, duke pretenduar se ndalimi i palëve të treta, të tilla si bursat e kriptovalutave, nga pagesa e interesit për stablecoin-et do të ishte antikonkurruese.
Projektligji, i cili mund të ndryshojë ndërsa senatorët e shqyrtojnë atë, u ndalon kompanive të kriptovalutave t’u paguajnë interesa konsumatorëve vetëm për mbajtjen e një stablecoin-i. Megjithatë, ai u lejon atyre të paguajnë shpërblime ose stimuj klientëve për aktivitete të caktuara, të tilla si dërgimi i një pagese ose pjesëmarrja në një program besnikërie.
Komiteti Bankar i Senatit ka planifikuar të debatojë mbi projektligjin dhe të shqyrtojë ndryshimet e mundshme të enjten. Komiteti Bujqësor i Senatit, i cili po shkruan versionin e vet të projektligjit, do të zhvillojë një takim më vonë këtë muaj për të diskutuar versionin e tij.
Presidenti Donald Trump gjithashtu kërkoi përfitim monetar nga industria duke qenë i bindur se sipërmarrjet kripto të familjes së tij kanë ndihmuar në shtytjen e sektorit drejt rrymës kryesore. Sidoqoftë disa lobistë ende mbeten skeptikë se projektligji për strukturën e tregut të kriptomonedhave mund të hyjë në fuqi.
DASH: SHBA pezullon përpunimin e vizave për 75 vende, në listë edhe Shqipëria, Kosova e RMV
Administrata Trump po pezullon të gjithë përpunimin e vizave për aplikantët nga 75 vende, tha të mërkurën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Zëdhënësi......
Rihapet për qarkullim rruga e Thethit, ARRSH: Kujdes nga ortekët
Pas një mbylljeje të përkohshme për shkak të aktivizimit të ortekëve, rruga e Thethit është e hapur për qarkullim. Gjithsesi, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka......
1.4 mld lekë për Tiranë-Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për arredimin dhe rikualifikimin urban të superstradës
Arredimi dhe rikualifikimi urban i superstradës Tiranë – Durrës, nga kthesa e Kamzës, deri në urën e Limuthit parashikohet të kushtojë rreth 1.4 mld lekë.......
Sa financim japin bankat për mikrobizneset? - BSH: 30.6 miliardë lekë kredi në nëntor për të mbështetur aktivitetin e tyre
Kreditimi për mikrobizneset mbeti në ritme të larta edhe në fund të vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, bankat kanë dhënë 30.6......
“Pavarësi totale energjetike deri në 2028-ën” - Rama, në Adu Dhabi: Projekti i kabllit nënujor me Italinë furnizon Evropën
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, një organizim i zhvilluar në Abu Dhabi nën kujdesin e......
Rezerva për faljen e detyrimeve të bizneseve - Spaho: Amnistia nuk formalizon ekonominë, dekurajon ata që paguajnë
Nga janari 2026 të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore të bizneseve, direkte apo indirekte, të papaguara, si dhe gjobat apo kamatvonesat, që i përkasin......
Kryeministri grek takohet me fermerët protestues - “Bllokadat e rrugëve dhe kufijve nuk mund të tolerohen”
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi bisedime me disa përfaqësues të fermerëve për herë të parë pas disa javësh protesta për vonesat e ndihmës......
Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave/ Të dhënat e Eurostat tregojnë shtrenjtim prej 6.6% përgjatë vitit 2025
Të dhënat më të fundit nga Eurostat tregojnë se gjatë vitit 2025, qiratë reale të banesave në Shqipëri kanë shënuar një rritje të vazhdueshme, duke......


