Rregullatori amerikan paralajmëroi bankat për kriptot - Nisja e mandatit të Trump pritet të sjellë ndryshime në rregullore
Një rregullator u kërkoi bankave në SHBA që të ndalonin përdorimin e drejtpërdrejtë të kriptomonedhave, por nuk i urdhëroi ato të ndalonin ofrimin e shërbimeve bankare për kompanitë e kriptove.
Një gjykatës urdhëroi Korporatën Federale të Sigurimit të Depozitave të ofronte letra mbikëqyrëse, që u dërgoi bankave të paidentifikuara pasi History Associates Incorporated, një firmë kërkimore e punësuar nga kompania e kriptove Coinbase paditi agjencinë për t'i bërë ato publike.
Korporata i nxori letrat fillimisht në dhjetor, por u urdhërua nga gjyqtari që t'i riparaqiste ato me disa ndryshime të vogla. Grupi i ri prej 25 letrash përfshin dy letra shtesë dërguar bankave të paidentifikuara që nuk ishin përfshirë në dorëzimin origjinal.
Procesi gjyqësor është pjesë e një fushate nga Coinbase për të ekspozuar atë që ajo dhe kompanitë e tjera të kriptove thonë se ka qenë një përpjekje e përbashkët nga ana e mbikëqyrësve të bankave amerikane për të hequr kompanitë kripto nga sistemi tradicional financiar.
Në një përpjekje për të luftuar këto pretendime, Korporata Federale dha detaje se si mbikëqyrësit duhet të vlerësojnë pyetjet nga huadhënësit që kërkojnë të merren drejtpërdrejt me asetet kripto, kundrejt ofrimit të shërbimeve bankare për kompanitë e kriptomonedhave.
Së bashku, dokumentet ofrojnë një vështrim të rrallë në procesin konfidencial të mbikëqyrjes bankare. Ato sugjerojnë se ndërsa ekzaminuesit kanë qenë të kujdesshëm ndaj sektorit të kriptove, i cili është përfshirë nga mashtrimet, falimentimet dhe paqëndrueshmëria, ata nuk urdhëruan bankat të ndërpresin tërësisht sektorin e monedhave digjitale.
Dokumentet po publikohen disa javë përpara se administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump të hedhë bazat për një rregullore të politikës së kriptove. Trump pritet të nxjerrë një urdhër ekzekutiv që udhëzon rregullatorët e bankave të jenë më pak të rreptë në këtë sektor, potencialisht që në inaugurimin e tij më 20 janar.
Sondazh

Euro “largon” Shqipërinë nga Kosova?! Importet, “bastun” i shkëmbimeve tregtare në vitin 2024
Vitet e fundit, Shqipëria dhe Kosova kanë njohur një forcim të bashkëpunimit ekonomik përmes marrëveshjeve të nënshkruara. Kosova po kthehet në nje treg......

5 në 6 persona të moshës 100-vjeçare janë gra/ Të ardhurat dhe të jetuarit vetëm, problemet kryesore për të moshuarit
Shqipëria po përballet me efektet e dukshme të moshimit të popullatës, si pasojë e një periudhe tranzicioni të shpejtë demografik. Gjatë dekadës së fundit,......

Italia, 1.5 mld euro për sigurinë e telekomunikimit - Qeveria, pranë marrëveshjes me SpaceX për të siguruar këto shërbime
Italia është në bisedime të avancuara me SpaceX të Elon Musk për një marrëveshje që do të realizojë telekomunikime të sigurta për qeverinë e vendit. Ky do të......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane duket se ka rikuperuar pikë këtë të hënë......

Viti 2024 u mbyll me besim të ulët në ekonomi - BSH: Qytetarët, “pesimistë” për blerje të mëdha në të ardhmen
Viti 2024 u mbyll me një besim të ulët në ekonomi. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 3.8 pikë në......

694 milionë lekë për shkollën e re në Tiranë - Hapet tenderi për ndërtimin e objektit modern
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e një shkolle të re në rrugën “3 Dëshmorët”, në godinën e së cilës përfshihet arsimi 9-vjeçar, ai......

Makinat elektrike, rekord shitjesh në Britani - 20% nga 1.95 milionë të shitura në vitin 2024
Shitjet e makinave elektrike në Mbretërinë e Bashkuar arritën një numër rekord vitin e kaluar, ndërsa grupet mjedisore nxisin qeverinë që t'u përmbahet më......

Kostot e Administratës Publike: 127.6 miliardë lekë për 86 mijë rrogëtarë
Administrata Publike Shquiptare në vitin 2025 planifikohet të jetë ‘një ushtri’ prej 86.314 rrogëtarësh, të paguar direkt nga buxheti i shtetit. Kostoja e......