Qeveria e SHBA rrezikon falimentin- Yellen, thirrje ligjvënësve të rrisin tavanin e borxhit deri më 14 janar

Departamenti i Thesarit në SHBA mund të detyrohet të marrë “masa të jashtëzakonshme” deri më 14 janar, për të parandaluar falimentimin e vendit në pagimin e borxhit, deklaroi Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, në një letër dërguar ligjvënësve. Yellen i bëri thirrje Kongresit amerikan që të veprojë “për të mbrojtur besimin dhe vlerësimin e kreditit të Shteteve të Bashkuara”. Borxhi i SHBA pritet të ulet me rreth 54 miliardë dollarë më 2 janar “për shkak të një riblerjeje të planifikuar të letrave me vlerë jo të tregtueshme të mbajtura nga një fond federal, i lidhur me pagesat e Medicare”, shtoi Yellen. Më tej Sekretarja tha: “Thesari aktualisht pret të arrijë kufirin e ri midis 14 dhe 23 janarit, kohë në të cilën do të jetë e nevojshme që të fillojmë të marrim masa të jashtëzakonshme”.
Sipas një marrëveshjeje buxhetore të vitit 2023, Kongresi pezulloi tavanin e borxhit deri më 1 janar 2025. Thesari do të jetë në gjendje të paguajë faturat edhe për disa muaj, por Kongresi do të duhet ta trajtojë këtë çështje vitin e ardhshëm. Dështimi për me rritjen e tavanit të borxhit mund ta pengojë Thesarin të paguajë borxhet dhe një skenar i tillë ka të ngjarë të ketë pasoja të rënda ekonomike.
Tavani i borxhit është një kufi i vendosur nga Kongresi dhe përcakton se sa para mund të marrë hua qeveria amerikane. Për shkak se qeveria shpenzon më shumë para sesa mbledh në të ardhurat tatimore, ligjvënësit duhet ta trajtojnë periodikisht këtë çështje, një detyrë e vështirë politikisht, pasi shumë ligjvënës hezitojnë të votojnë për të marrë më shumë borxhe.
Kongresi e vendosi kufirin e parë të borxhit prej 45 miliardë dollarësh në vitin 1939 dhe është dashur ta rrisë atë kufi 103 herë që nga ajo kohë, pasi shpenzimet kanë tejkaluar vazhdimisht të ardhurat nga taksat. Borxhi publik ishte sa 98% e Produktit të Brendshëm Bruto të SHBA-së në tetor, krahasuar me 32% që ishte në tetor të vitit 2001.
Sondazh

Vendimi i qeverisë/ Miratohet koncesioni për Milot-Thumanë
Këshilli i Ministrave ka miratuar kontratën e koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe......

Vendimi/ E premtja e 3 janarit, pushim zyrtar!
Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e premte, 3 janar të jetë ditë pushimi. Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e......

Nisja e negociatave, Shqipëria blen pronë në Bruksel! Do të shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE
Shqipëria do të blejë një pronë në Bruksel që do të shërbejë si seli e Misionit shqiptar pranë Bashkimit Europian. Vendimi përcakton se Ministria për Evropën......

Ekskluzive/ Flet zëvendëskryeministrja Belinda Balluku - 2024, ishte viti i infrastrukturës. Në 2024 prioritet Korridori VIII
Punimet e kantierit të Unazës së Madhe të Tiranës kanë përfunduar, ndërsa është hapur tërësisht qarkullimi i automjeteve. Unaza e madhe e Tiranës ka një......

Unaza e madhe, hapet plotësisht për qarkullim- Me gjatësi totale 29 km pritet të “çlirojë” trafikun në Kryeqytet
Një ndër veprat instrukturore më të rëndësishme në Tiranë, Unaza e Madhe është e hapur plotësisht për qarkullimin e automjeteve. Të pranishëm në hapjen e kësaj......

Kroacia, 100 mln euro për rrjetin elektrik- Synohet modernizimi e digjitalizimi i strukturës energjetike
Operatori i sistemit të transmetimit të Kroacisë HOPS do të marrë një grant prej 99.5 milionë euro për të përmirësuar rrjetin e energjisë. Fondet janë siguruar......

Çfarë depozitash preferojnë shqiptarët?- Individët zgjedhin ato me afat mbi dy vjet. Bizneset i ruajnë kursimet për 1 vit
Kursimet në lekë kanë vijuar rritjen edhe në muajin nëntor. Statistikat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat me afat mbi 2 vjet vijojnë të jenë......

Tirana lidh Evropën si kurrë më parë- Biletat e lira nga kompanitë ajrore po nxisin rritjen e fluturimeve
Itali, Gjermani, Austri e deri në vendet nordike – këto janë disa nga destinacionet kryesore të udhëtarëve nga Tirana gjatë muajit nëntor. Sipas të dhënave nga......