Punonjësit, në kërkim të mirëqenies financiare - SHBA, dyfishohet numri i personave që kërkojnë ndihmë në këtë sektor
Ndërsa rreth 7 nga 10 punonjës (68%) mbeten optimistë për të ardhmen e tyre financiare gjatë tre viteve të ardhshme, shumë prej tyre kërkojnë këshilla për kursimet afatgjata dhe menaxhimin e financave personale. Kjo, së bashku me kostot më të larta të jetesës dhe inflacionin e vazhdueshëm, po bën që më shumë punonjës të kërkojnë ndihmë për t’u dhënë përparësi të gjitha nevojave financiare njëkohësisht.
Sot, dy herë më shumë punonjës amerikanë kërkojnë nga punëdhënësit e tyre udhëzime dhe burime që lidhen me nevojat financiare afatshkurtra, krahasuar me dy vite më parë. Sipas Raportit të Përfitimeve në Vendin e Punës 2025 të Bank of America, 26% e fuqisë punëtore kërkojnë ndihmë në fusha si kursimet emergjente, shlyerja e borxhit dhe mirëqenia financiare, krahasuar me 13% në 2023.
“Punonjësi modern dëshiron ndihmë për qëllimet e tij financiare më të gjera. Punëdhënësit duhet të konsiderojnë burime shtesë për të mbështetur fuqinë e tyre punëtore në mënyra që forcojnë qëllimet afatgjata, ndërkohë që ndihmojnë edhe për sfidat afatshkurtra,” thuhet në raport.
Fusha të tjera ku punonjësit thonë se kanë nevojë për burime të mirëqenies financiare përfshijnë edukimin dhe planifikimin e pensionit (36%), mënyrën se si të gjenerojnë të ardhura në pension (33%) dhe zhvillimin e aftësive dhe zakoneve financiare (33%).
Bazuar në sondazhe kombëtare me afro 1,000 punonjës dhe 800 punëdhënës, raporti eksploron mirëqenien financiare të punonjësve dhe përgatitjen për pension, si dhe gjendjen e përfitimeve në vendin e punës.
Të dhënat tregojnë se përfitimet për mirëqenien financiare vazhdojnë të jenë të rëndësishme, me më shumë se 8 në 10 punëdhënës që thonë se burimet për mirëqenien financiare ndihmojnë në rritjen e kënaqësisë në punë, produktivitetit, aftësisë për të tërhequr talente të reja. Megjithatë, rreth gjysma e punëdhënësve më të mëdhenj (54%) ofrojnë programe për mirëqenien financiare dhe vetëm një e treta (32%) e kompanive më të vogla.
Sondazhi gjithashtu zbuloi se përfitimet në vendin e punës po bëhen gjithnjë e më shumë një faktor në mbajtjen e talenteve. 24% e punonjësve thonë se kohët e fundit kanë lënë ose kanë menduar të lënë kompaninë e tyre për shkak të mungesës së përfitimeve në vendin e punës, nga 15% në 2023.

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës - Tenderi për fazën III mbyllet pa ankesa, i hapet rruga zgjedhjes së kompanisë
Tenderi për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë – Durrës është mbyllur pa ankesa, duke i hapur rrugë përzgjedhjes së kompanisë fituese dhe......

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë - Përfitojnë 830 mln konsumatorë. Marrëveshja BE-Mercosur shkon për votim
Komisioni Evropian i ka paraqitur propozimet Këshillit për nënshkrimin përfundimtar të marrëveshjes së Partneritetit BE-Mercosur dhe Marrëveshjen e......

Google “ndëshkohet” për shkelje të privatësisë - Gjobitet me 425 milionë dollarë për mbledhje të paligjshme të të dhënave
Një juri federale vendosi që Google duhet të paguajë 425 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së përdoruesve, duke vazhduar të mbledhë të dhëna për......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 84.1 lekë në raport me një ditë më......

Djemtë e Trump pasurohen nga kriptovalutat/ Aksionet e tyre në kompaninë e aseteve digjitale vlejnë 1.5 miliardë dollarë
Një kompani Bitcoin-i e lidhur me dy djemtë e Presidentit Donald Trump më shumë se dyfishoi vlerën në debutimin e saj në bursë, duke arritur mbi 1.5 miliardë......

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta/ Mundësia e fundit në 5 shtator. Procesi, online në e-albania
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një njoftimi në rrjetet sociale njofton rihapjen e regjistrimeve për nxënësit e klasave të para......

Tatimet mbledhin 385 milionë euro në Gusht/ 9-mujori, turizmi dhe konsumi rrisin ndjeshëm të ardhurat
Falë sezonit turistik dhe konsumit të shtuar, administrata tatimore ka rritur ndjeshëm të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave nga......

“Ndizet” beteja teknologjike SHBA-Kinë/ Uashingtoni bllokon dërgesat e çipeve drejt Pekinit
Qeveria amerikane ka revokuar autorizimin që i lejonte kompanisë Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC) të dërgonte lirshëm pajisje thelbësore nga......