Presionet e Trump mbi Fed rrëzojnë dollarin - Zëvendësimi i mundshëm i Powell “lëkund” tregjet dhe forcon euron
Dollari ra në nivelet më të ulëta shumëvjeçare kundrejt euros dhe frangës zvicerane të enjten, pasi shqetësimet për pavarësinë e Rezervës Federale të SHBA-së ulën besimin në qëndrueshmërinë e politikës monetare të vendit.
Sipas një raporti të Wall Street Journal, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka luajtur me idenë e zëvendësimit të Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell deri në shtator ose tetor.
"Tregjet priten të acarohen nga çdo lëvizje e hershme për të emëruar pasardhësin e Powell, veçanërisht nëse vendimi duket i motivuar politikisht", thonë ekonomistët.
"Lëvizja do të ngrinte pikëpyetje mbi cënimin e pavarësisë së Rezervës Federale dhe potencialisht do të dobësonte besueshmërinë. Kjo do të rikalibronte pritshmëritë e normës së interesit dhe të shkaktonte rivlerësim të pozicionimit të dollarit," shpjegojnë ata.
Një ditë më parë, Trump vijoi të kritikonte Powell për mosuljen e ndjeshme të normave të interesit, ndërsa Kryetari i Rezervës Federale i tha Senatit se duhej treguar kujdes, pasi planet tarifore të Presidentit përbënin një rrezik për inflacionin.
Tregjet e kanë rritur mundësinë e një uljeje të normës në takimin e ardhshëm të Rezervës Federale në korrik në 25%, nga vetëm 12% një javë më parë, si dhe po parashikojnë ulje prej 64 pikësh bazë deri në fund të vitit, nga rreth 46 pikë bazë javën e kaluar.
Megjithatë, për momentin, dollari vazhdon të jetë nën presion, ndërsa euro fitoi 0.4% duke arritur 1.1710 dollarë, niveli më i lartë që nga shtatori 2021.
Euro ka qenë një përfitues i madh i kësaj situate, me investitorët që shpresojnë gjithashtu se investimet e reja masive në mbrojtjen dhe infrastrukturën evropiane do të nxisin rritjen ekonomike në të gjithë kontinentin.

Sa u ndikuan kreditë nga kursi i këmbimit? - BSH: Forcimi i lekut solli rënien e huave të pambrojtura në 23.5% gjatë 2024
Gjatë vitit 2024, bankat kanë dhënë më shumë kredi ndaj sektorit privat sesa ndaj individëve. Shifrat tregojnë se 60% e kredisë është marrë nga bizneset dhe......

Energjia, rekord emetimesh globale të CO2 - Raporti: Ndotja në këtë sektor u rrit për të katërtin vit radhazi
Emetimet globale të dioksidit të karbonit nga sektori i energjisë arritën një nivel rekord për të katërtin vit radhazi vitin e kaluar. Përdorimi i lëndëve......

Central diellor 62 MW në Kolonjë - Projekti miratohet në qeveri, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 62 MW në fshatin Taç Lartë të Bashkisë Kolonjë. Projekti do të zbatohet nga kompania......

Gjermania ka 500 super të pasur më shumë - Me rreth 3,900 persona, vendi renditet i treti në botë pas SHBA-së dhe Kinës
Në Gjermani numërohen rreth 3.900 të ashtuquajtur super të pasur, njerëz me pasuri financiare mbi 100 milionë dollarë. Brenda një viti numri i super të......

Asetet e krimit kthehen në biznese sociale - Projekti “Toka jonë”, inovacion në fuqizimin e komuniteve lokale
Tokat bujqësore të konfiskuara nga krimi i organizuar do të vihen në funkson të ripërdorimit, përmes zhvillimit të bujqësisë sociale si një instrument......

Nga pastrimi i shtëpisë, te pensioni i parakohshëm - Papunësia/ 39 mijë të dekurajuar, 60 mijë të “zënë” me shtëpinë
Ndonëse punësimi është rritur në tre muajt e parë të vitit, një pjesë e popullsisë, që në përqindje mund të duket e vogël, por në shifra ka peshë, nuk është......

Administrata “mban në këmbë” ekonominë/ PBB u rrit me 4.05% vitin e kaluar, por pesha e bujqësisë dhe industrisë bie më tej
Ekonomia e ka nisur vitin me “këmbë të mbarë” tregojnë të dhënat më të fundit nga INSTAT. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma reale, në tremujorin e......

Sa kushton të jesh turist në Ballkan? Trip Advisor: Shqipëria, me guida turistike më të lira për të vizituar bregdetin
Ballkani është një gadishull i pasur me destinacione natyrore dhe historike që tërheqin çdo vit mijëra turistë nga e gjithë bota. Në veçanti, zonat......