Presidenti Trump firmos dhjetra urdhra ekzekutivë - Fal rebelët e Capitol, tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit, emergjencë në kufirin jugor
Sapo mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë. Shtatë urdhrat e parë u nënshkruan në Capital One Arena, duke përfshirë faljen e të gjithë personave, të cilët morën pjesë në sulmin e 6 janarit 2021 në Capitol Hill dhe shfuqizimin e 78 ligjeve të miratuara nga Joe Biden.
"A mund ta imagjinoni Biden duke bërë diçka të tillë? Ai kurrë nuk do ta kishte bërë atë," tha presidenti, duke shkaktuar të qeshura nga mbështetësit.
Këto janë urdhrat kryesore ekzekutive të nënshkruara nga presidenti i ri:
- Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e Parisit për klimën. "Ne do të kursejmë tre miliardë dollarë," tha këshilltari i tij teksa i dha urdhrin për ta firmosur.
- Ndalimin e të punuarit nga shtëpia për punonjësit federalë.
- U anulua urdhri ekzekutiv i Joe Biden që përcaktonte një objektiv prej 50% të shitjeve të automjeteve të reja elektrike deri në vitin 2030.
– U anulua urdhri ekzekutiv i Joe Biden për inteligjencën artificiale, një lëvizje që i hap rrugën biznesit miliarda dollarësh në këtë sektor.
- Shpallja e emergjencës kombëtare në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara. Përveç kësaj, Donald Trump nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë për emigracionin, duke përfshirë përcaktimin e karteleve të drogës si organizata terroriste.
"Meksika ndoshta nuk është dakord, por ne duhet të bëjmë atë që është e drejtë," tha presidenti, duke folur për mediat në Zyrën Ovale. Urdhri i emergjencës kombëtare në kufirin jugor mund të shkaktojë vendosjen e burimeve shtesë të Pentagonit dhe forcave ushtarake për të përfunduar murin kufitar.
- “Shpëtimi” i TikTok. “Është një aplikacion që përdorin të rinjtë dhe nëse Kina vjedh të dhënat e të rinjve, sinqerisht, nuk është një gjë e rëndësishme”, tha presidenti në Zyrën Ovale. "Ne kemi probleme më të mëdha," shtoi ai.
- Heqja e Kubës nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit e vendosur nga Joe Biden është revokuar.
– SHBA largohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si në mandatin e parë të Trump.
- Hiqen sanksionet ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor.
- Presidenti Donald Trump shkarkoi katër zyrtarë të lartë qeveritarë të emëruar nga paraardhësi i tij të martën në mëngjes dhe paralajmëroi - në mesazhin e parë të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social që nga marrja e detyrës - se më shumë se "një mijë të tjerë" rrezikojnë gjithashtu të njëjtin fat. “Zyra ime e personelit presidencial po identifikon dhe largon në mënyrë aktive më shumë se një mijë të emëruar të administratës së mëparshme, të cilët nuk përputhen me vizionin tonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, thuhej në mesazh.
Sondazh

Minierat, ndryshojnë rregullat për kërkim-zbulimin - Ndryshime edhe për pezullimin e aktivitetit dhe rehabilitimin mjedisor
Lejet e kërkim-zbulimit do të jepen me procedurë të hapur për të gjitha zonat për të cilat nuk ka informacion gjeologjik apo në ato zona për të cilat ka......

Marco Alberti, ambasadori i ri i Italisë në Tiranë - 53-vjeçari i lindur në Zaire nis punën në Shqipëri
Marco Alberti është ambasadori i ri i Italisë në Tiranë, duke zëvendësuar Fabrizio Bucci, mandati 5-vjeçar i të cilit përfundoi pak ditë më parë. I lindur......

DIVA, dyfishohen individët që duhet të deklarojnë - Si plotësohet deklarata e të ardhurave dhe cilat kategori e kanë detyrim
Këtë vit, rregullat për deklarimin e të ardhurave përmes DIVA-s do të jetë ndryshe nga më parë. Në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, përcaktohen......

Kursi këmbimit/ Forcohen Dollari, Euro dhe Franga!
Dollari amerikan blihet sot me n94.4 lekë dhe shitet me 95.6 lekë duke shënuar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane......

Britania, me rritjen më të shpejtë në Evropë - FMN: Renditet e treta mes vendeve të G7, pas SHBA-së dhe Kanadasë
Britania do të ketë rritjen më të shpejtë midis ekonomive kryesore evropiane këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN e rriti parashikimin për......

Modernizim i prodhimit të naftës - Albpetrol, tender 78.8 milionë për sistemin inteligjent
Shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri “Albpetrol” Sh.A ka shpallur hapjen e tenderit, për implementimin e Smart Solution në infrastrukturën naftënxjerrëse......

Nga kostot e energjisë te "lufta" ndaj emigrantëve, momentet kyç të fjalimit të Trump pas betimit
Presidenti amerikan Donald Trump mori zyrtarisht detyrën si president i 47 i SHBA-ve. Pas betimit, Trump bëri disa premtime përpara të pranishmëve. “Epoka......

Balluku inspekton punimet në superstradën Tiranë-Durrës: Kemi avancuar me ritme të shpejta
Në superstradën Tiranë-Durrës janë realizuar afro 25% e punimeve fizike të fazës së parë. Zgjerimi i këtij aksi, i cili lidh kryeqytetin me Durrësin dhe që......