Amerika Postuar më 7 Prill 2025, 18:09

‘Po rrezikojmë një dimër bërthamor ekonomik’-Paralajmërimi i miliarderit amerikan për Presidentin Trump

Nga SCAN TV

‘Po rrezikojmë një dimër bërthamor

Bill Ackman, miliarderi që e ka mbështetur Donald Trumpin, i ka kërkuar presidentit amerikan të ndalojë tarifat e tij tregtare. Në të kundër sipas tij SHBA rrezikon të ketë "një dimër bërthamor ekonomik".

Pavarësisht valëve tronditëse, presidenti amerikan ka mbrojtur taksat e tij të reja të importit, duke thënë se "ndonjëherë duhet të marrësh ilaçe për të rregulluar diçka".

Në postimin e tij në X të dielën, Ackman ka pranuar argumentin e Trumpit se sistemi i tregtisë globale kishte "disfavorizuar" SHBA-në. Por ai ka shtuar se tarifat që Trumpi ka vendosur janë "masive dhe joproporcionale" dhe nuk bënin dallim midis miqve dhe armiqve amerikanë.

Ackman, themeluesi miliarder i kompanisë së menaxhimit të fondeve mbrojtëse “Pershing Square”, u bë një mbështetës i profilit të lartë i Trumpit, në korrik të vitit 2024. Ai kishte mbështetur më parë Partinë Demokratike rivale dhe ndërhyrja e tij u pa si një mbështetje e rëndësishme elektorale nga bota e biznesit.

Trumpi ka nisur një "luftë ekonomike kundër gjithë botës menjëherë" që rrezikon të shkatërrojë besimin e investitorëve në SHBA, sipas Ackman.

Ackman ka thënë se lideri amerikan tani ka "një mundësi për të thirrur një pauzë 90-ditore, për të negociuar dhe zgjidhur marrëveshje të padrejta tarifore asimetrike, dhe për të nxitur triliona dollarë investime të reja në vendin tonë".

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat