Plani i Trump për të shkurtuar administratën - U ofron punonjësve 8 muaj pagë nëse japin dorëheqjen
Presidenti amerikan Donald Trump ofroi paketa dorëheqjeje për punonjësit federalë që nuk dëshirojnë të kthehen në zyrë, duke u dhënë 8 muaj pagë. Trump synon të shkurtojë vendet e punës në administratë, duke i kursyer qeverisë deri në 100 miliardë dollarë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka ofruar paketa dorëheqjeje për pothuajse të gjithë punonjësit federalë që nuk duan të kthehen në zyrë, një lëvizje që synon të tkurrë qeverinë amerikane.
Në një email dërguar miliona punonjësve të martën, administrata e tij u tha punëtorëve se duhet të vendosnin deri më 6 shkurt nëse dëshironin të ishin pjesë e një "programi të shtyrë të dorëheqjes". Nëse ata pranojnë të largohen nga puna deri në atë datë, do të marrin rreth tetë muaj pagë.
Administrata Trump pret që deri në 10% e punonjësve të pranojnë ofertën, ose rreth 200,000 nga më shumë se dy milionë që qeveria federale ka punësuar, sipas CBS News.
Zyrtarë të lartë të Trump u thanë mediave amerikane se blerjet mund t'i kursejnë qeverisë deri në 100 miliardë dollarë.
Punëtorëve që dëshironin të merrnin marrëveshjen iu kërkua t'i përgjigjen emailit me fjalën "dorëheqje". Oferta përfshin paga dhe përfitime për ta deri më 30 shtator.
Trump ka njoftuar se punonjësit federalë që kishin punuar në distancë që nga periudha e pandemisë Covid do të kthehen në zyrë pesë ditë në javë. Gjatë fushatës, presidenti amerikan u zotua për të shkurtuar administratën dhe shpenzimet federale.
Ai ngarkoi Elon Musk dhe Vivek Ramaswamy me detyrën për të udhëhequr një trup këshillues të fokusuar në shkurtimin e rregulloreve, shpenzimeve dhe numrit të punonjësve brenda qeverisë.
Sondazh

OJQ-të paralajmërojnë: Ngrirja e fondit të ndihmës së huaj nga SHBA është një 'dënim me vdekje' për njerëzit në nevojë!
Nga trajtimi që shpëton jetë për HIV-in, strehimin për refugjatët, ushqimin për fëmijët e kequshqyer, projektet e ndihmave të financuara nga SHBA në mbarë......

Rusia, rekord eksportesh të grurit në 2024 - Importuesit kryesorë janë Egjipti, Turqia dhe Irani
Rusia arriti shifra rekord të eksporteve të grurit, duke shitur 72 milionë ton në vitin 2024. Sipas parashikimeve të fundit, eksportet pritet të rriten më......

“Gjobat në rritje. Çdo shofer, të paktën një ndëshkim” - Luzi: Rritja e fluksit të qarkullimit ka shtuar ndëshkimet nga policia
Parakalimi i gabuar, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit apo mosvendosja e rripit të sigurimit janë disa nga shkeljet më të zakonshme që kanë......

“Harry Fultz”, partneritet me Institutin e Teknologjisë Rochester - Rama: Studentët do marrin edukim të nivelit më të lartë ndërkombëtar
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Ogerta Manastirliu,ishin të pranishëm në institutin “Harry Fultz”, ku formimi akademik dhe......

Pse Deepseek tronditi tregun e “IA”? - Platforma ofron shërbime falas dhe pa kufizime për perdoruesit
Startup-i kinez DeepSeek po sfidon dominimin e kompanive si OpenAI dhe Google, duke ofruar një model inteligjence artificiale më të lirë dhe pa kufizime për......

Parku i madh teknologjik Durana, drejt ngritjes - Miratohet plani i zhvillimit, regjim fiskal dhe doganor i lehtësuar
Qeveria ka miratuar Planin e Zhvillimit të Detajur, që i hap rrugë krijimit dhe funksionimit të Durana Tech Park, si i pari park teknologjik në Shqipëri”.......

Shqipëria interes për punonjësit nga Myanmar - Sipërmarrësit: Kanë kosto më të ulët dhe rendiment të lartë pune
Tregu i punës vijon të mbetet në kërkim të punonjësve. Rekrutimet e punonjësve të huaj u mendua si zgjidhje për kërkesat e sipërmarrjeve. E kryesisht ishin......

Skema e re e pensioneve dhe formula e përfitimit - Ekspertët: Reforma më e mirë. Mirëqënie dhe ulet deficiti
Javën e ardhshme pritet të prezantohen opsionet e mundshme të reformimit të skemës së pensioneve në konferencën ndërkombëtare “Reformimi i sistemit të......