Amerika Postuar më 18 Janar 2025, 12:01

OpenAI i kërkon SHBA-së investime për “IA” - Sipas kompanisë, nevojiten më shumë fonde për të dominuar sektorin

Nga Kristi Ceta

OpenAI i kërkon SHBA-së investime për “IA” - Sipas

OpenAI ka prezantuar vizionin e vet për zhvillimin e inteligjencës artificiale në SHBA, duke thënë se vendi ka nevojë për investime të jashtme dhe rregullore mbështetëse për të qëndruar përpara Kinës në garën për teknologjinë e re.

"Çipet, të dhënat dhe energjia janë qendra e inteligjencës artificiale" dhe SHBA duhet të veprojë tani për të krijuar rregulla mbarëkombëtare që mund të ndihmojnë në sigurimin e avantazhit të saj,” theksoi startup-i në një dokument prej 15 faqesh.

Lëvizja vjen vetëm disa ditë përpara se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të marrë detyrën, duke sjellë me vete një administratë që pritet gjerësisht të jetë më miqësore me industrinë e teknologjisë.

CEO i OpenAI, Sam Altman, gjithashtu dhuroi rreth 1 milion dollarë për fondin inaugurues të Trump, duke e bërë atë një nga drejtuesit që kërkojnë të përmirësojnë lidhjet e tyre me presidentin e ri.

"Janë rreth 175 miliardë dollarë të vendosura në fondet globale që presin investime në projektet e inteligjencës artificiale dhe nëse SHBA nuk i tërheq ato fonde, ato do të shkojnë drejt projekteve të mbështetura nga Kina, duke forcuar ndikimin global të Partisë Komuniste Kineze," tha OpenAI në dokument.

Kompania gjithashtu theksoi propozimet për kontrollet e eksportit në modelet e inteligjencës artificiale, për të cilat tha se duhet të jenë jashtë mundësive të vendeve kundërshtare që mund të kenë më shumë gjasa të keqpërdorin teknologjinë.

Startup-i planifikon të organizojë një event në Uashington këtë muaj për të diskutuar propozimet e veta. OpenAI, me planin për t'u kthyer në një biznes fitimprurës, po kërkon më shumë fonde për të qëndruar përpara në garën e kushtueshme të teknologjisë së re, pasi grumbulloi 6.6 miliardë dollarë vitin e kaluar.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat