Një rrugë e re drejt nënshtetësisë amerikane? - Trump shpall 'kartën e artë' për “vetëm” 5 milionë dollarë!
Presidenti Donald Trump tha të martën se SHBA-ja do t'u shesë një "kartë ari" të huajve të pasur, duke u dhënë atyre të drejtën për të jetuar dhe punuar në SHBA dhe duke ofruar një rrugë drejt shtetësisë në këmbim të një tarife prej 5 milionë dollarësh.
Trump u tha gazetarëve se do të zëvendësojë programin e vizave të investitorëve emigrant "EB-5", i cili lejon investitorët e huaj me shuma të mëdha parash që krijojnë ose ruajnë vendet e punës në SHBA të bëhen banorë të përhershëm, me të ashtuquajturën "kartë ari".
Programi EB-5 jep "green card" për të huajt që premtojnë të investojnë në bizneset amerikane.
“Ne do të shesim një kartë ari”, tha Trump. "Ne do të vendosim një çmim në atë kartë prej rreth 5 milionë dollarë," shtoi ai.
"Do t'ju japë privilegje të kartës së gjelbër plus që do të jetë një rrugë drejt shtetësisë (amerikane) dhe njerëzit e pasur do të vinin në vendin tonë duke blerë këtë kartë," tha Trump, duke shtuar se detajet rreth skemës do të dalin brenda dy javësh.
Trump shtoi se është e mundur që oligarkët rusë mund të kualifikohen për kartat e arta, kur u pyet nga një gazetar nëse ata njerëz do të kualifikoheshin. "Po, ndoshta. Hej. Unë njoh disa oligarkë rusë që janë njerëz shumë të mirë," tha ai.
Programi i Investitorëve të Emigrantëve EB-5, i administruar nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigrimit të SHBA-së, u krijua nga Kongresi në vitin 1990 për të "stimuluar ekonominë amerikane nëpërmjet krijimit të vendeve të punës dhe investimeve kapitale nga investitorët e huaj", sipas faqes së internetit të USCIS.
"Programi EB-5... ishte plot me marrëzi, i pa saktë dhe një mashtrim, dhe ishte një mënyrë për të marrë një kartë jeshile (green card) me çmim të ulët. Kështu që presidenti tha që në vend që të kemi këtë lloj programi qesharak EB-5, ne do t'i japim fund programit EB-5. Ne do ta zëvendësojmë atë me kartën e artë të Trump," tha Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick të martën.
Sondazh

SHBA dhe Ukraina bien dakord për kushtet e marrëveshjes për mineralet kritike!
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë rënë dakord për kushtet e një projekt-marrëveshjeje për mineralet thelbësore për shtytjen e Kievit për të fituar......

Kursi këmbimit/ Rikuperon Dollari amerikan ndërsa Franga vijon zbritjen!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë nga dita e djeshme duke u forcuar këtë mëngjes teksa është blerë me 94 lekë dhe është shitur sot me 95 lekë sipas kursit......

Rënie e fortë për Bitcoin – Pse në tregjet globale po mbizotëron ndjenja e rrezikut?!
Çmimi i Bitcoin pësoi një rënie të konsiderueshme këtë javë mes një shitjeje të gjerë të aktiveve me rrezik. Tokeni më i madh i kriptove në botë ra me më......

Vota e diasporës, KQZ do të rekrutojë 80 persona për administrimin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të krijuar strukturën e posaçme që do të mbështesë procesin e votimit të diasporës. Referuar vendimit......

Prezantohet Kryetari i ri i Bordit të AMF, Saimir Tola
Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi, prezantoi Kryetarin e ri të Bordit të AMF, Saimir Tola, në prani të drejtuesve të......

Gjermani, “koalicioni i madh” merr formë - Si do të ndikojë bashkëpunimi CDU/SPD në ekonominë e vendit?
Aleanca konservatore e udhëhequr nga Friedrich Merz ka fituar zgjedhjet federale të Gjermanisë, por me vetëm 28.5% të votave. Partia e......

Si do të transformohen rrugët e ish-Bllokut? - Eleminimi i parkimeve dhe zgjerimi zonave të këmbësorëve
Gjatë viteve të fundit, kryeqyteti ka pësuar një transformim urban, edhe në shtimin e hapësirave të këmbësorëve. Sheshi Skënderbej, ishte projekti i cili u......

"Grabitja më e madhe e kriptove e të gjitha kohërave" - Platforma e kriptove Bybit mbyll hendekun prej 1.5 miliardë dollarë
Platforma e kriptove me bazë në Dubai, Bybit njoftoi se ka mbyllur një hendek prej 1.5 miliardë dollarësh (1.4 miliardë euro) në fondet e vjedhura nga......