Nga kostot e energjisë te "lufta" ndaj emigrantëve, momentet kyç të fjalimit të Trump pas betimit
Presidenti amerikan Donald Trump mori zyrtarisht detyrën si president i 47 i SHBA-ve. Pas betimit, Trump bëri disa premtime përpara të pranishmëve.
“Epoka e artë për Amerikën sapo ka filluar”-tha Donald Trump në fjalimit e tij të parë si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i ri i Amerikës hodhi fokusin në kostot në rritje të energjisë dhe inflacionin në SHBA. Ai tha se do të drejtojë të gjithë anëtarët e kabinetit që të bëjnë ç’të munden për të “mundur” inflacionin dhe për të ulur çmimet. Ai tha se do të shpallë një emergjencë kombëtare mbi energjinë dhe përsëriti premtimin se administrata e tij do të rrisë shpimet për gaz dhe naftë në tokën Amerikane.
Ai u shpreh ndër të tjera se SHBA do të jetë një komb i pasur sërish për shkak të “arit të zi nën këmbët tona”. Trump tregoi për planet e tij për industrinë e automobilave duke thënë se do të revokojë një mandat për makinat elektrike dhe do të ndërtojë makina sërish në Amerikë.
Po kështu Trump njoftoi edhe tërheqjen nga marrëveshja e Parisit për klimën.
"Ne do t'i japim fund Marrëveshjes së Re të Gjelbër dhe do të revokojmë mandatin e automjeteve elektrike, duke shpëtuar industrinë tonë të automjeteve."
Presidenti i ri njoftoi gjithashtu nënshkrimin e një dekreti për të riemërtuar Gjirin e Meksikës si "Gjiri i Amerikës" dhe rimarrjen e kanalit të Panamasë.
Trump deklaroi gjithashtu se do të vendosë flamurin amerikan në Mars.
Ai tha se do të nënshkruajë gjithashtu “një urdhër ekzekutiv për të ndaluar censurën e qeverisë dhe për të rikthyer fjalën e lirë në Amerikë."
“Njësoj si në 2017-ën, do forcojmë dhe do kemi ushtrinë më të madhe në botë. Krenaria më e madhe është që do të jem paqebërës, bashkues dhe unifikues. Nga dje, përpara se të merrja detyrën, pengjet në Lindjen e Mesme po kthehen te familjet e tyre”.
Do t’i japim fund epidemive, do i mbajmë fëmijët të shëndetshëm”.
“Politika zyrtare e qeverisë së Shteteve të Bashkuara do të jetë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër”
Këto ishin disa prej zotimeve kryesore të Presidentit Trump në marrjen e detyrës.
Sondazh

Balluku inspekton punimet në superstradën Tiranë-Durrës: Kemi avancuar me ritme të shpejta
Në superstradën Tiranë-Durrës janë realizuar afro 25% e punimeve fizike të fazës së parë. Zgjerimi i këtij aksi, i cili lidh kryeqytetin me Durrësin dhe që......

Britania planifikon rritje të çmimit për lejen e udhëtimit ETA vetëm disa ditë pas nisjes: Sa kushton dhe si të aplikoni?!
Vizita në Mbretërinë e Bashkuar është gati të bëhet më e shtrenjtë, pasi lëshimi i lejes së re të udhëtimit të vendit po fillon. Vizitorët nga Europa nuk......

"Epoka e artë fillon tani"-Donald Trump betohet si president i 47-të i SHBA
Donald Trump betohet si presidenti i SHBA-se. Ceremonia mbahet brenda ndërtesës së Kapitolit, në Rotondë, ashtu siç ndodhi për Ronald Reagan në vitin......

Rritet ndjeshëm pasuria e miliarderëve - Oxfam parashikon pesë trilionerë në dekadë!
PBB-ja e eurozonës është afërsisht 15 trilionë dollarë (14,5 trilionë euro), ekuivalente me atë që zotëronin miliarderët anembanë globit në vitin 2024. Numri......

Trump u “hap rrugën” kriptomonedhave - Planifikon lehtësime rregullatore për zgjerimin e industrisë
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump po planifikon të përdorë pushtetin ekzekutiv për të reduktuar barrën rregullatore me të cilën përballen kompanitë e......

Dita e parë si president i SHBA - Trump pritet të nënshkruajë më shumë se 50 urdhra ekzekutivë të hënën
Donald Trump planifikon të nënshkruajë më shumë se 50 urdhra ekzekutivë të hënën dhe ndoshta më shumë se 100 në ditën e parë të presidencës së tij të......

Shtohen automjetet green në Shqipëri - DPSHTRR: 40% e makinave të reja janë elektrike
Viti 2024 ka shënuar një tregues në rritje të konsiderueshme të flotës së mjeteve green në Shqipëri. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit......

Si do jenë marrëdhëniet Shqipëri-SHBA me Trump në krye? - Visha: Bashkëpunim më i ngushtë, sidomos në fushën e investimeve
Me betimin e Donald Trump si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përveçse hapet një kapitull i ri në historinë e SHBA-së dhe atë botërore,......