Amerika Postuar më 21 Maj 2025, 10:48

Mbrojtja amerikane, Trump prezanton “Kupolën e Artë” - Mburoja prej 175 mld USD do të bllokojë kërcënimet e huaja

Nga Kristi Ceta

Mbrojtja amerikane, Trump prezanton “Kupolën e Artë” -

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka shpallur një projekt mbrojtës hapësinor prej 175 miliardë dollarësh, të quajtur “Kupola e Artë”. Ky sistem synon të mbrojë Shtetet e Bashkuara nga sulmet ajrore të shteteve të tjera.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte zgjedhur një dizajn për mburojën mbrojtëse nga raketat apo “Kupolën e Artë”, me një vlerë prej 175 miliardë dollarësh. Gjithashtu, ai emëroi një gjeneral të Forcës Hapësinore për të drejtuar programin ambicioz që synon bllokimin e kërcënimeve nga Kina dhe Rusia.

Programi, i urdhëruar për herë të parë nga Trump në janar, synon të krijojë një rrjet satelitësh, për të zbuluar, ndjekur dhe potencialisht për të kapur raketat hyrëse.

Lideri amerikan tha në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se gjenerali i Forcës Hapësinore të SHBA-së, Michael Guetlein, do të ishte menaxheri kryesor i programit për një përpjekje që shihet gjerësisht si gurthemeli i planifikimit ushtarak të administratës së re.

Kupola e Artë do të "mbrojë atdheun tonë", tha Trump. Sipas tij, Kanadaja ishte shprehur se donte të ishte pjesë e saj.

Në një deklaratë, zyra e kryeministrit kanadez Mark Carney tha se ai dhe ministrat e tij po diskutonin një marrëdhënie të re sigurie dhe ekonomike me homologët e tyre amerikanë.

"Këto diskutime natyrisht përfshijnë forcimin e NORAD-it dhe iniciativave të lidhura si Kupola e Artë", u tha në deklaratë.

Trump tha se mburoja mbrojtëse, e cila do të kushtonte rreth 175 miliardë dollarë, duhet të jetë funksionale deri në fund të mandatit të tij në janar 2029, por ekspertët e industrisë nuk janë të sigurt për atë afat kohor dhe koston përkatëse.

"Ronald Reagan e donte atë shumë vite më parë, por ata nuk e kishin teknologjinë," tha Trump, duke iu referuar sistemit të mbrojtjes nga raketat në hapësirë, që propozoi ish-presidenti Reagan.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat