Marrëveshje e tregtisë së lirë BE-Meksikë/ Tregtia dypalëshe është rritur me 75% në një dekadë

Meksika dhe Bashkimi Evropian nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë të bllokuar prej kohësh, ndërsa kërkojnë të ulin varësinë nga SHBA-të dhe të izolohen pjesërisht nga tarifat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Marrëveshja, zgjeron atë të vitit 2000, e cila mbulonte vetëm mallrat industriale. Pakti i ri shton shërbimet, prokurimin qeveritar, tregtinë digjitale, investimet dhe prodhimet bujqësore.
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e nënshkruan marrëveshjen në Mexico City, në samitin e tyre të parë në më shumë se një dekadë. Të dyja palët duan të diversifikojnë eksportet e tyre larg SHBA-së
Ministria e ekonomisë e Meksikës vlerëson se marrëveshja e re mund të rrisë eksportet meksikane në BE nga rreth 24 miliardë dollarë në vit në 36 miliardë dollarë deri në vitin 2030. BE-ja eksporton rreth 65 miliardë dollarë mallra çdo vit në Meksikë.
Tregtia midis Meksikës dhe BE-së është rritur me 75% në një dekadë, e dominuar nga pajisjet e transportit, makineritë, kimikatet, karburantet dhe produktet minerare. Marrëveshja e re siguron akses pa taksa për pothuajse të gjitha mallrat, duke përfshirë produktet bujqësore si pula dhe shpargu meksikane dhe qumështi pluhur evropian, djathi dhe mishi i derrit, megjithëse me disa kuota.
Ndërsa marrëveshja e përditësuar tregtare ka qenë gati, është dashur më shumë se një vit për t’u nënshkruar. BE-ja i dha përparësi një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me bllokun e Amerikës së Jugut Mercosur dhe përfundoi negociatat e tregtisë së lirë me Indonezinë, Indinë dhe Australinë në tetë muajt e fundit.
Ndërkohë, Meksika ka qenë e kujdesshme në lidhje me ndërmarrjen e hapave që mund të zemërojnë administratën Trump gjatë negociatave të ndjeshme për të zgjatur paktin tregtar SHBA-Meksikë-Kanada. Më shumë se 80% e eksporteve të Meksikës aktualisht shkojnë në SHBA.
Në BE, marrëveshja tregtare do të votohet nga Parlamenti Europian, që mund ta miratojë atë brenda pak muajsh.
Mbetjet e riciklueshme s’do hidhen në landfille- Drafti / Deri në 2045, vetëm 10% do shkojnë në vendgrumbullime
Një projektvendim i ri “Për landfillet e mbetjeve” synon të ndryshojë mënyrën e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve në vendin tonë, duke vendosur kufizime......
Falsifikimi i monedhave, rriten procedimet penale/ Kryeson Tirana, Vlora dhe Fieri. Profili i të pandehurve
Falsifikimi i monedhave është një vepër penale që vijon të ndodhë në vendin tonë, pavarësisht pasojave që sjell. Nga të dhënat statistikore të Prokurorisë......
Warsh merr drejtimin e Rezervës Federale/ Inflacioni rritet dhe besimi i konsumatorëve bie
Kevin Warsh u betua si kryetar i Rezervës Federale të SHBA-së në një moment vendimtar për ekonominë amerikane, ku çmimet në rritje të benzinës për shkak të......
Arabia Saudite shiti më pak naftë, fitoi më shumë/ Rritja e çmimeve pas konfliktit i ka çuar të ardhurat në nivelet më të larta në tre vite
Arabia Saudite ka arritur të rrisë ndjeshëm të ardhurat e saj nga nafta, pavarësisht faktit se eksportet e saj u prekën nga kriza në Lindjen e Mesme dhe......
Negociatat për anëtarësim, Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – BE më 26 Maj në Bruksel
Shqipëria hyn në fazën e re të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, që do të......
Tokio, Rama në Universitetin e Kombeve të Bashkuara: Shqipëria në fazën më konkrete të anëtarësimit në BE
Kryeministri Edi Rama, mbajti një leksion të posaçëm në Universiteti i Kombeve të Bashkuara, ku para auditorit të përbërë nga studentë, staf akademik,......
Qendër e së ardhmes, Durana Tech Park i bashkohet nismës për parqe eko-industriale në Shqipëri
Durana Tech Park, në pronësi të Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), i është bashkuar rrjetit të lokacioneve pilote në Ballkanin Perëndimor në kuadër......
Librazhdi drejt transformimit, Mariglen Disha: Ja 3 projektet e zhvillimit të turizmit malor
Kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha ka zbuluar projektet kryesore që pritet të ndryshojnë rrënjësisht qytetin dhe zonat përreth. Sipas tij fokusi......


