Amerika Postuar më 11 Prill 2026, 11:26

Lufta në Iran “dërmon” konsumatorin amerikan - Besimi bie në nivelin më të ulët historik në prill, rritet inflacioni

Nga Lidion Kulla

Lufta në Iran “dërmon” konsumatorin amerikan - Besimi bie

Besimi konsumator në Shtetet e Bashkuara ra në një nivel rekord të ulët, gjatë muajit prill, ndërsa është shtuar frika për rritjen e çmimeve të energjisë dhe ndikimin e luftës në Iran, sipas një ankete të Universitetit të Miçiganit.

Indeksi kryesor i universitetit për ndjenjën e konsumatorit ra në 47.6 pikë, duke u reduktuar me 10.7%, krahasuar me anketën e marsit dhe preku nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Edhe indekset për kushtet dhe pritshmëritë aktuale, gjithashtu regjistruan rënie dyshifrore.

Rënia e ndjenjës përkon me një rritje të ndjeshme të pritshmërive për inflacionin, me të anketuarit që janë përballur me një rritje të çmime me 4.8% brenda një viti.

Anketa tregon se shumë konsumatorë fajësojnë konfliktin në Iranit për ndryshimet e pafavorshme në ekonomi, tha drejtoresha e anketës, Joanne Hsu. Megjithatë, ajo vuri në dukje se shumica e intervistave u kryen përpara armëpushimit të 7 prillit, që do të thotë se anketa pasqyron kushtet gjatë muajit mars. “Pritjet ekonomike ka të ngjarë të përmirësohen pasi konsumatorët të fitojnë besim se ndërprerjet e furnizimit që rrjedhin nga konflikti në Iran janë larguar dhe çmimet e gazit janë stabilizuar”, tha ajo.

Publikimi i anketës erdhi menjëherë pasi Byroja e Statistikave të Punës raportoi se indeksi i çmimeve të konsumit për të gjitha artikujt u rrit me 0.9% në mars, duke e çuar normën vjetore të inflacionit në 3.3%. Pjesa më e madhe e rritjes së inflacionit u ndikua nga rritja e çmimeve të energjisë, ndërsa ushqimet ndryshuan minimalisht.

Pritjet për inflacionin në dritaren pesëvjeçare në anketën e Universitetit të Miçiganit u zhvendosën gjithashtu më lart, në 3.4%, një rritje mujore prej 0.2 pikë përqindjeje, megjithëse një pikë përqindjeje nën nivelin e një viti më parë. Gjithashtu, edhe pritshmëritë afatgjata për inflacionin u rritën në 3.4%, me një rritje mujore prej 0.2 pikë përqindje.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat