Amerika Postuar më 10 Shtator 2025, 20:47

Larry Ellison rrëzon nga froni Elon Musk,  shton 101 miliardë dollarë pasuri në 24 orë

Nga SCAN TV

Larry Ellison rrëzon nga froni Elon Musk,  shton 101 miliardë

Shtyhu pak Elon Musk, Larry Ellison është tashmë personi më i pasur në botë.  Bashkëthemeluesi i kompanisë Oracle i jep fund mbretërimit 300 ditor të Elon Musk dhe zë vendin e parë në indeksin e miliarderëve të Bloomberg. Pasuria e Ellison u rrit me 101 miliardë dollarë pasi Oracle Corp. raportoi rezultate tremujore që tejkaluan pritjet dhe tha se do të ketë më shumë rritje në të ardhmen. Rritja e çoi pasurinë e tij totale në 393 miliardë dollarë, përpara Musk i cili zotëron 385 miliardë dollar.

Ellison, 81 vjeç, i cili bashkëthemeloi Oracle ne vitin 1977 dhe tani është kryetar dhe drejtor i teknologjisë, ka pjesën më të madhe të pasurisë së tij neto të lidhur me kompaninë e softuerëve të bazës së të dhënave. Aksionet e Oracle, të cilat kishin rritur tashmë 45% këtë vit deri në mbylljen e së martës, u rritën me 41% të mërkurën pasi kompania shënoi një rritje të madhe të rezervimeve dhe dha një perspektivë agresive për biznesin e saj të infrastrukturës cloud. Është rritja më e madhe ditore e kompanisë ndonjëherë.

Aksionet e Tesla Inc., në të kundërt, kanë rënë me 13% këtë vit. Mëgjithatë bordi i kompanisë ka propozuar një paketë masive page për Musk që, nëse ai arrin të përmbushë një sërë objektivash ambicioze, mund ta bëjë atë trilionerin e parë në botë. Mirëpo këto qëllime, që kane të bëjnë me rritjen e shitjeve të produkteve tesla si robotaxi dhe makinat elektrike, duhet të përmbushen brenda 10-vjeçarit, pra Elon Musk ka kohë deri në 2035 për t’u bërë trilioner. Nga ana tjetër, kompania oracle specializohet ne ruajtjen e informacionit dhe databazës, dhe ka një sistem të inteligjencës artificiale shumë të suksesshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat