Amerika Postuar më 8 Nëntor 2024, 13:58

Kreu i Fed: Nuk dorëhiqem nëse ma kërkon Trump - Powell thekson se zgjedhjet nuk do të ndikojnë në politikën monetare

Nga Kristi Ceta

Kreu i Fed: Nuk dorëhiqem nëse ma kërkon Trump - Powell thekson

Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell tha se ai nuk do të tërhiqet nëse presidenti i sapozgjedhur Donald Trump kërkon dorëheqjen e tij.

Kur u pyet për këtë çështje, kryetari i Fed thjesht refuzoi. Më pas Powell u tha gazetarëve se presidenti nuk ka fuqinë ta shkarkojë ose ta ulë në pozicion. "Nuk lejohet sipas ligjit," u tha Powell gazetarëve në një konferencë për mediat, pasi Fed uli normat e interesit me një çerek pikë përqindjeje.

Investitorët do të vëzhgojnë nga afër marrëdhëniet e diskutueshme të presidentit të zgjedhur me kreun e Fed. Trump emëroi Powell-in në vitin 2017, por në mënyrë të përsëritur sulmoi shefin e bankës qendrore gjatë mandatit të parë si president, duke argumentuar se Powell nuk po e lehtësonte politikën monetare aq shpejt sa duhej.

Trump tha në një intervistë në tetor se presidenti duhet të jetë në gjendje të peshojë mbi vendimet e normave të interesit.

"Unë nuk mendoj se më lejohet ta urdhëroj, por mendoj se kam të drejtë të bëj komente nëse normat e interesit duhet të rriten apo të ulen," tha Trump më 15 tetor.

Ndërsa Covid-19 përfshiu kombin në mars 2020, kreu i repblikanëve pretendoi autoritetin për të hequr Powell nga detyra. Mandati i kryetarit të Fed përfundon në vitin 2026.

Powell tha gjithashtu se fitorja e Trump në zgjedhje këtë javë nuk do të ketë ndonjë ndikim të menjëhershëm në politikën e bankës qendrore. "Në afatin e shkurtër, zgjedhjet nuk do të kenë asnjë efekt në vendimet tona politike," theksoi ai.

Partia Republikane gjithashtu fitoi një shumicë në Senat në zgjedhjet e së martës. Nëse republikanët marrin edhe Dhomën e Përfaqësuesve, Trump e ka rrugën të hapur për të kaluar agjendën e tij ekonomike.

Powell tha se politikat e administratës së ardhshme mund të kenë një efekt ekonomik që do të ndikonte në mandatin e dyfishtë të Fed-it për punësimin maksimal dhe stabilitetin e çmimeve. Por është ende shumë herët për të dalë në përfundime, shtoi ai.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat