Konsumi i energjisë në SHBA, drejt niveleve rekord - “IA” dhe kriptomonedhat do të nxisin prodhimin në vitet e ardhshme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës priten të shënojnë nivele rekord të konsumit të energjisë elektrike gjatë viteve 2025 dhe 2026, sipas raportit të publikuar nga Administrata e Informacionit mbi Energjinë (EIA).
Sipas të dhënave, konsumi i energjisë elektrike në SHBA do të arrijë në 4,186 miliardë kilovat-orë (kWh) në vitin 2025 dhe në 4,284 miliardë kWh në vitin 2026. Këto shifra përfaqësojnë rritje të konsiderueshme krahasuar me rekordin aktual prej 4,097 miliardë kWh të vendosur në vitin 2024.
Rritja e kërkesës për energji vjen pjesërisht si rezultat i zgjerimit të qendrave të të dhënave që mbështesin teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe kriptovalutat. Gjithashtu, ndikim ka edhe zhvendosja e konsumatorëve familjarë dhe bizneseve drejt përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje dhe transport, në vend të lëndëve djegëse fosile.
Administrata parashikon që shitjet e energjisë elektrike në vitin 2025 do të arrijnë në 1,515 miliardë kWh për konsumatorët rezidencialë, 1,476 miliardë kWh për sektorin komercial dhe 1,051 miliardë kWh për industrinë. Këto të dhëna krahasohen me rekordet e viteve të mëparshme për secilin sektor.
Në raport thuhet gjithashtu se pjesa e gazit natyror në prodhimin e energjisë do të bjerë nga 42% në vitin 2024 në 40% në vitet 2025 dhe 2026. Ndërkohë, përdorimi i qymyrit do të rritet nga 16% në vitin 2024 në 17% në vitin 2025, por më pas do të ulet sërish vitin tjetër, për shkak të gjenerimit të lartë nga burimet e rinovueshme.
Ky prodhim pritet të zgjerohet nga 23% në vitin 2024, në 24% këtë vit dhe në 26% në 2026. Ndërkohë, pjesa e energjisë bërthamore në prodhimin e përgjithshëm do të pësojë një rënie të lehtë, nga 19% në vitin 2024 në 18% në të njëjtën periudhë.

Shitjet globale të makinave elektrike ngadalësohen - Rriten me 21% në korrik. Kina, faktori kryesor që frenoi ritmin
Shitjet globale të automjeteve elektrike u zgjeruan me 21% në korrik, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke shënuar normën më të ulët të......

Zjarret, digjen bagëti dhe 747 koshere bletësh - Ministria e Bujqësisë raporton dëmet në Delvinë, Finiq dhe Gramsh
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe raportimin mbi gjendjen e shëndetit të......

Bazë ushtarake me borë, aty Trump do të presë Putinin - Elmendorf-Richardson, një instalim ushtarak në Anchorage, Alaskë
Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen të premten në bazën e largët Elmendorf-Richardson, një instalim ushtarak amerikan në Anchorage, Alaskë.......

Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 37 vatra aktive - Më problematike është situata në Delvinë dhe në Gramsh
Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e zjarreve gjatë ditës së sotme, ku janë regjistruar deri tani 37 vatra zjarri dhe që janë aktive në vend. Grupet......

Situatë e vështirë në Gramsh, helikopterët dhe ushtria në terren - Digjen pasuritë e fermerëve, flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke
Tym, helikopterë, dronë, por edhe jehona e banorëve në ajër, dominuan pamjen e Njësisë Administrative Skënderbegas në qytetin e Gramshit, pas zjarreve të 12......

Temperaturat e larta “djegin” faturat e dritave - Ndryshimet klimatike, konsumi i energjisë elektrike në verë është rritur me 38%
Shqipëria po përballet me vera gjithnjë e më të nxehta, çka ka ndikuar në rritjen e konsumit të energjisë elektrike nga familjet. Të dhënat zyrtare tregojnë......

Rekord dëmesh nga zjarri, mbi 45 mijë hektarë të djegur - Kush do i mbulojë? Në 2025, vetëm 31 mijë kontrata sigurimi. Barra kryesore, shtetit
Me rreth 90 vatra zjarri dhe mbi 45 mijë hektarë sipërfaqe të djegur që nga fillimi i vitit e deri më tani, situata me zjarret në Shqipëri ka dalë jashtë......

Gati ndëshkimet për mallrat false në tregje - Më 16 gusht hyn në fuqi ligji, më shumë mbrojtje për bizneset dhe konsumatorët
Ligji që synon ti japë më shumë mbrojtje bizneseve të huaja dhe shqiptare që kanë të regjistruar markën, e cila u keqpërdoret, hyn në fuqi më datën 16......