Amerika Postuar më 11 Qershor 2025, 16:03

“IA” nxit konsumin e energjisë në nivele rekord - Qendrat e të dhënave do të rrisin ndjeshëm kërkesën në SHBA

Nga Kristi Ceta

“IA” nxit konsumin e energjisë në nivele rekord - Qendrat

Qendrat e të dhënave, që kërkojnë shumë energji për të furnizuar inteligjencën artificiale dhe kriptovalutat, do ta shtyjnë konsumin e elektricitetit në SHBA në nivele rekord.

Administrata Amerikane e Informacionit për Energjinë parashikon që kërkesa për energji do të rritet në 4,193 miliardë kilovat orë (kWh) në vitin 2025 dhe 4,283 miliardë kWh në 2026, nga një rekord prej 4,097 miliardë kWh vitin e kaluar.

Përveç qendrave të të dhënave, shtëpitë dhe bizneset amerikane pritet të përdorin më shumë elektricitet për ngrohje dhe transport.

Raporti parashikon që shitjet e energjisë në vitin 2025 do të rriten në 1,517 miliardë kWh për konsumatorët rezidencialë, 1,474 miliardë kWh për klientët komercialë dhe 1,055 miliardë kWh për klientët industrialë. Këto parashikime krahasohen me nivelet rekord të kategorive përkatëse gjatë 25 viteve të fundit.

Sipas Administratës, pjesa e gazit natyror në prodhimin e energjisë do të binte nga 42% në vitin 2024 në 40% në 2025 dhe 2026. Qymyri do të mbetet në 16% në 2025, përpara se të ulet në 15% vitin tjetër, pasi pritet më shumë prodhim nga burimet e rinovueshme.

Përqindja e gjenerimit të energjisë së gjelbër do të rritet në 25% në 2025 dhe 27% në vitin 2026, ndërsa pjesa e energjisë bërthamore do të mbetet në 19% në vitin 2025, e njëjtë me vitin 2024.

Raporti parashikon që shitjet e gazit në vitin 2025 do të rriten në 371 milion metra kub në ditë (mcm/d) për konsumatorët rezidencialë, 274 mcm/d për klientët komercialë dhe 665 mcm/d për klientët industrialë.

Kjo krahasohet me nivelet rekord të vitit 1996 për konsumatorët rezidencialë, në vitin 2019 për klientët komercialë dhe më 1973 për klientët industrialë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat