Hegseth konfirmohet sekretar i Mbrojtjes në SHBA-Do të menaxhojë gati 2.1 mln ushtarë dhe nje buxhet 850 mld dollarë
Senati amerikan ka konfirmuar Pete Hegsethin në postin e sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, pas një votimi të ngushtë natën e së premtes.
Hegseth u konfirmuar në këtë post pasi nënpresidenti amerikan, J.D. Vance, hodhi votën vendimtare për të kur votimi ishte 50 për dhe 50 kundër tij në Senatin e udhëhequr nga republikanët. Tre republikanë iu bashkuan 47 senatorëve demokratë dhe të pavarur për të votuar kundër tij.
Hegseth, 44-vjeçar, do ta udhëheqë një organizatë me gati 2.1 milionë gra e burra në uniformë, rreth 780.000 punonjës civilë dhe një buxhet prej 850 miliardë dollarësh.
Si një ish-veteran i luftës dhe dikur prezantues televiziv në Fox Neës, Hegseth është zotuar se do ta sjellë një “kulturë prej luftëtari” në Pentagon.
Gjatë procesit të nominimit, ai u përball me dyshime se a është mjaftueshëm i kualifikuar dhe me akuza se përdor me tepri pijet alkoolike dhe se ka sjellje agresive ndaj grave, por presidenti Donald Trump i qëndroi përkrah.
Hegseth i kishte mohuar akuzat për sjellje abuzive ndaj grave dhe ishte zotuar se, nëse konfirmohej, nuk do të pinte gjatë punës. Por, demokratët mbetën skeptikë dhe qëndruan të bashkuar në kundërshtimin e tyre.
Në deklaratën e tij hapëse para Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura më 14 janar, Hegseth tha se programet për shumëllojshmëri, barazi dhe gjithëpërfshirje e politizojnë ushtrinë.
Sondazh

"Status të ngjashëm si Vatikani"/ Rama jep detaje si do të funksionojë Shteti Bektashi: Pa ushtri, pa taksa, por një seli
Në një aktivitet për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama tha se këtij komuniteti duhet i......

BSH, bankave: Duhet angazhimi juaj për SEPA-n. Minxhozi: Përfitime jo vetëm për qytetarët, por edhe për ju
Sfida e radhës pas anëtarësimit të Shqipërisë në SEPA është përmbushja e hapave të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë për t’u anëtarësuar në skemat SEPA,......

Me çfarë udhëtojnë të huajt drejt Shqipërisë?-72% e turistëve nuk kanë zgjedhur fluturimin me avion
Me një total prej 11.7 milionë hyrjesh në vitin 2024, Shqipëria po dëshmon se është bërë një destinacion i rëndësishëm turistik. Por me çfarë udhëtojnë të......

Çfarë është Durana Technopark?-Nga programet kompjuterike, te krijimi i ekspertëve, cili është fokusi?
Durana Technopark është një iniciativë moderne që synon të revolucionarizojë peizazhin e shkencës, teknologjisë dhe sipërmarrjes. Në kuadër të mbështetjes......

Bullgaria shtoi 940 MW energji të gjelbër në 2024-Dominojnë impiantet diellore, mungojnë investimet për fermat e erës
Kompanitë bullgare vendosën në punë 481 impiante të rinovueshme të energjisë elektrike në vitin 2024, duke shtuar 938 MW, sipas operatorit vendas të sistemit......

Internet më i shpejtë, por më i rrezikshëm-Mashtrimet financiare dyfishohen në dy vite
Hyrjet e paautorizuara, ndërhyrjet në të dhënat kompjuterike dhe mashtrimet financiare përmes aksesit online janë kthyer në një fenomen shqetësues, duke......

Sa vlen tregu i kanabisit mjekësor? Analiza: Nga harta botërore e legalizimit, deri tek parashikimet e fitimeve
Shumë herë është trajtuar tema mbi legalizimin e kanabisit në Shqipëri për përdorim mjeksor dhe ka patur reagime të shumta mbi këtë vendim. Qeveria shqiptare......

Sa përfitojnë fermerët nga Skema e Investimeve?-Deri në 15 mln lekë për serat diellore e 5 mln për blerje traktorësh
Skema e investimeve 2024 mbështet fermerët në disa masa, siç është mekanizimi i bujqësisë, ndërtimi i stallave dhe stabilimenteve; sera diellore; rrjetat......