Fed ul normën e interesit - Kryetari Powell kërkon të rikthejë stabilitetin ekonomik para largimit

Rezerva Federale njoftoi një ulje të normës bazë të interesit me një çerek pikë përqindjeje, ose 25 pikë bazë, duke e çuar intervalin e synuar në 3.5%–3.75%.
Megjithatë, ulja e tretë për këtë vit nuk ishte një vendim i lehtë. Disa anëtarë të komitetit kërkonin reduktim më të madh për të parandaluar dobësimin e mëtejshëm të tregut të punës, ndërsa të tjerë mendonin se lehtësimi ka shkuar mjaft larg dhe mund të rrezikojë rritjen e inflacionit.
Komiteti Federal i Tregut të Hapur, gjithnjë e më i përçarë, e mori vendimin me 9 vota pro dhe 3 kundër.
Në konferencën e shtypit pas vendimit, kryetari Jerome Powell tha se ishte një “vendim i vështirë”. “Mund të argumentoja për secilën anë,” u tha ai gazetarëve.
Powell shtoi se vendimmarrësit janë në një pozicion të mirë për të “pritur dhe për të parë” se si do të zhvillohet ekonomia. Ai theksoi gjithashtu se synon t’ia dorëzojë detyrën pasuesit të tij me ekonominë në gjendje të qëndrueshme.
“Unë dua t’ia dorëzoj këtë punë pasardhësit tim me ekonominë në gjendje shumë të mirë,” tha Powell. “Dua që inflacioni të jetë nën kontroll, të kthehet drejt 2%, dhe tregu i punës të mbetet i fortë. Kjo është ajo që dua. Dhe të gjitha përpjekjet e mia synojnë ta arrijnë këtë.”
Presidenti Donald Trump do të nisë këtë javë intervistat përfundimtare për kryetarin e ardhshëm të Fed. I pari që do të intervistohet do të jetë anëtari i Rezervës Federale, Kevin Warsh, ndërsa drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik, Kevin Hassett, pritet të intervistohet më vonë.
Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Franga forcohet – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë mëngjes të regjistrojë rënie të vlerës pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 82.2 lekë dhe është shitur......
Rregulla të reja për punësimin sezonal - Në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi nga 1 janari 2026
Nga 1 janari 2026, në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi Ligji për Punësimin e Personave, një rregullore e re që synon të formalizojë punësimin sezonal dhe të......
Makinat me djegie të brendshme rikthehen në “modë” - Shkak, tensionet politike dhe tregtare, dyshimet ndaj automjeteve elektrike
Blerësit e makinave në mbarë botën po kthehen tek automjetet me djegie të brendshme për shkak të ndryshimeve në politika, luftërave tregtare dhe skepticizmit......
Emigrantët dërguan para' më shumë se kurrë/ Në nëntë muaj sjellin rreth 816.45 milionë euro në Atdhe
Remitancat nga emigrantët shqiptarë kanë shënuar një tjetër rekord historik në tremujorin e tretë të vitit 2025, duke arritur në 284.7 milionë euro, sipas të......
Paga mesatare në Shqipëri arrin në 83,300 lekë/ Zejtarët dhe punëtorët, surpriza e vitit. Rritje pagash mbi 10 %
Paga mesatare mujore bruto për të punësuarit me pagë në Shqipëri arriti në 83,300 lekë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025. Kjo shifër përfaqëson një......
Ibrahimaj: Transformimi ekonomik i Shqipërisë po përshpejtohet, investimet, eksportet dhe energjia e gjelbër në qendër të zhvillimit
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori sot pjesë në panelin e dedikuar transformimit ekonomik të Shqipërisë në kuadër të forumit......
Tenderët, “pikë bonus” për eficiencën e energjisë - Kërkesa edhe për blerjet publike, makinat të jenë vetëm elektrike
Institucionet do të duhet të respektojnë standarde më të forta për eficiencën energjetike në prokurimet publike dhe blerjet që realizojnë, sipas ndryshimeve......
“Shqipëria, gati për investime të cilësisë së lartë” - Kryeministri Rama, premtim investitorëve të huaj: Mbështetje me stimuj fiskalë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Forumin Ekonomik të Tiranës”, nga ku ftoi sipërmarrësit e huaj të investojnë në Shqipëri, pasi janë 4 sektorë ku vendi......


