Amerika Postuar më 12 Nëntor 2024, 15:20

Emrat/Kush janë ‘asët nën mëngë” të Trump - Nis përzgjedhja e anëtarëve të kabinetit të presidentit amerikan

Nga Kristi Ceta

Emrat/Kush janë ‘asët nën mëngë” të

Donald Trump ka filluar të formojë administratën e tij të ardhshme, duke emëruar Susie Ëiles si kryetare shtabi, ndërsa Marco Rubio pritet të jetë sekretar i shtetit. Gjithashtu, ai ka ofruar pozita për Elon Musk dhe Richard Grenell në sektorët e efikasitetit të qeverisë dhe sigurisë kombëtare.

Donald Trump po fillon të formojë stafin e administratës së tij të ardhshme, duke emëruar një kryetare shtabi, një përgjegjës kufiri dhe një ambasadore në Kombet e Bashkuara. Ekipi i tranzicionit i presidentit të zgjedhur po verifikon një sërë kandidatësh përpara kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar 2025.

Susie Ëiles, e cila drejtoi fushatën e tij, do të bëhet shefja e parë femër e shtabit. Ëiles, 67 vjeç, ka punuar në politikën republikane për dekada, nga fushata e suksesshme presidenciale e Ronald Regan në vitin 1980 deri tek zgjedhja e Rick Scott dhe Ron DeSantis si guvernatorë të Floridës.

Marco Rubio pritet të jetë sekretar i shtetit, duke e bërë atë anëtarin e parë latin të ekipit kryesor të presidentit të zgjedhur. Rubio është një senator nga Florida, i cili u angazhua pa sukses kundër Trump për të qenë kandidati republikan presidencial në vitin 2016.

Sipas rrjetit amerikan CNN, Trump i ka ofruar aleates Elise Stefanik punën si ambasadore e SHBA në OKB. Stefanik ka tërhequr vëmendjen me pyetjet e saj të mprehta në komitetet e Kongresit, së pari në seancat dëgjimore kundër Trump në 2019 dhe përsëri këtë vit duke pyetur drejtuesit e kolegjeve rreth antisemitizmit në kampus. “Elise është një luftëtare tepër e fortë, e ashpër dhe e zgjuar”, tha Trump në një deklaratë për Neë York Post.

Presidenti i sapozgjedhur njoftoi gjithashtu se Tom Homan do të kthehet në qeveri për të qenë përgjegjës për kufijtë e SHBA-së dhe deportimin e emigrantëve të paligjshëm. Ai tha se "nuk ka njeri më të mirë në kontrollin e kufijve" sesa "cari i tij kufitar". Homan shërbeu si ish-drejtor i Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave gjatë mandatit të parë të Trump dhe ishte një mbështetës i hershëm i politikës së "tolerancës zero" të presidentit, e cila çoi në ndarjen e të paktën 5,500 familjeve në kufirin jugor në 2018.

Një tjetër alternativë që përflitet është miliarderi Elon Musk, që u bë një nga mbështetësit më të vendosur të Trump në muajt para zgjedhjeve dhe shpenzoi të paktën 119 milionë dollarë në mbështetje të tij. Besnikëria e Musk duket se do të shpërblehet pasi Trump i ka premtuar pronarit të X një rol si kreu i një Departamenti të ri të Efikasitetit të Qeverisë. Ky departament do të " kryejë një auditim të plotë financiar dhe të performancës së të gjithë qeverisë federale", është shprehur kreu i republikanëve.

Gjithashtu, Trump ka menduar një rol që fokusohet në politikën shëndetësore për Robert F Kennedy Jr, i cili braktisi fushatën e tij të pavarur presidenciale për të mbështetur republikanët. Ndër ndihmësit më të afërt të Trump në politikën e jashtme, Richard Grenell mendohet të jetë një zgjedhje e mundshme për këshilltarin e sigurisë kombëtare. Grenell në të kaluarën ka mbështetur krijimin e një zone autonome në Ukrainën lindore për t'i dhënë fund luftës, një ide që Kievi e hodhi poshtë si të papranueshme.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat