Ekonomia amerikane shënon rritje të ndjeshme - PBB-ja u zgjerua me 3.8% në tremujorin e dytë të vitit 2025
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u rrit me 3.8% nga prilli deri në qershor, sipas një raporti të qeverisë që përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm të vlerësimit të mëparshëm për rritjen në tremujorin e dytë.
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), treguesi i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në vend, u rimëkëmb në pranverë pas një rënieje prej 0.6% në tremujorin e parë, e shkaktuar kryesisht nga pasojat e luftërave tregtare të Presidentit Donald Trump, bëri të ditur Departamenti i Tregtisë. Më parë, ky departament kishte vlerësuar rritjen e tremujorit të dytë në 3.3%.
Rënia e Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë, e para në tre vitet e fundit, erdhi kryesisht për shkak të një rritjeje të madhe të importeve, që zbriten nga PBB-ja, pasi bizneset nxituan të sillnin mallra të huaja përpara se Trump të vendoste taksa të reja mbi to. Ky trend u përmbys në tremujorin e dytë, siç ishte parashikuar. Importet u tkurrën me 29.3%, duke shtuar mbi 5 pikë përqindjeje në rritjen ekonomike nga prilli në qershor. Shpenzimet e konsumatorëve u rritën me 2.5%, në krahasim me vetëm 0.6% në tremujorin e parë dhe dukshëm më lart se vlerësimi i mëparshëm prej 1.6%.
Që kur është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka përmbysur dekada politikash amerikane që mbështesnin tregtinë e lirë. Ai ka vendosur taksa mbi importet nga pothuajse çdo vend i botës dhe ka shënjestruar edhe produkte specifike si çeliku, alumini dhe makinat.
Lideri amerikan i sheh tarifat si një mënyrë për të mbrojtur industrinë amerikane, për të rikthyer fabrikat në SHBA dhe për të ndihmuar në financimin e uljes së madhe të taksave që ai nënshkroi më 4 korrik.
Por ekonomistët tradicionalë thonë se tarifat do të dëmtojnë ekonominë, duke rritur kostot dhe duke i bërë kompanitë e mbrojtura më pak efikase. Ata theksojnë se këto detyrime paguhen nga importuesit në SHBA, të cilët përpiqen t’ua kalojnë kostot konsumatorëve përmes çmimeve më të larta.

BQK forcon kornizën rregullatore - Për Menaxhimin e Rreziqeve Kibernetike të institucioneve financiare
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar Rregulloren për Sistemet e Informacionit dhe Menaxhimin e Rrezikut Kibernetik, e cila vendos një......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar rritje nga dita e djeshme teksa është blerë këtë të premte me 82.4 lekë dhe është shitur me......

Apple kërcënon BE me tërheqje të produkteve - Për shkak të legjislacionit të ri. “Brukseli po krijon konkurrencë të padrejtë”
Apple i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të shfuqizojë një sërë rregulloresh teknologjike, duke paralajmëruar se nëse nuk bëhen ndryshime, mund të......

SHBA, tarifa për barnat dhe kamionët - Masat synojnë të mbrojnë prodhuesit vendas nga importet masive
Presidenti Donald Trump ka shpallur një raund të ri tarifash ndëshkuese mbi një gamë të gjerë mallrash të importuara, duke thënë se SHBA do të vendosë tarifa......

Sakhalin-3 do të fillojë operacionet në vitin 2028 - Projekti i ri i gazit të Rusisë që do të furnizojë kryesisht Kinën
Rusia pritet të fillojë prodhimin e gazit natyror në projektin e ri Sakhalin-3 në Oqeanin Paqësor në vitin 2028 për të furnizuar me gaz Kinën dhe për nevojat......

Qeveria emëron 3 zëvendësministre të reja për energjinë, shëndetësinë dhe punët e brendshme
Në mbledhjen e kësaj së enjteje, qeveria ka bërë disa emërime të reja në postet e zëvendësministrave. Ish deputetja e Shkodrës dhe ish ministrja e......

Energjetika në vendimet e para të qeverisë / TEC 30 MW në Ersekë dhe kredi 20 milionë euro për OSHEE
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 30 MW në Ersekë. Investimi pritet të përfundojë brenda 36 muajve dhe do të ketë një......

Energjia 2025-2029 / Ministrja Balluku shpalos objektivat kryesore të mandatit për këtë sektor
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një postim në rrjete sociale ka shpallur objektivat......