Amerika Postuar më 12 Janar 2026, 17:54

“Duhet të ruheni”: Trump kërcënon Kubën, dikton ndalimin e importit të hidrokarbureve nga Venezuela

Nga SCAN TV

“Duhet të ruheni”: Trump kërcënon Kubën, dikton

Për vite me rradhe, Kuba ka funksionuar si aleat i shërbimeve të sigurisë për Venezuelën. Në këmbim shteti nën diktaturë komuniste përfitonte para dhe hidrokarbure.

Në një publikim të tij nga platforma Truth Social, Trump i rekomandon një marrëveshje Kubës “përpara se të jetë vonë”.  Venezuela transporton rreth 35,000 kontenierë hidrokarbure në ditë, drejt ishullit.

Pergjigja nga ministri i jashtëm Bruno Rodriguez ishte e prerë: “Kuba gëzon të drejtën e importit nga çdo shtet që e ofron atë, pa ndërhyrje nga politikat private të SHBA”. Sipas tij, Kuba asnjëherë nuk është kompensuar në formë materiale ose monetare për shërbimet e sigurisë.

Trump shtoj më tej se sulmi i SHBA eleminoi një pjesë të mirë të vrasësve dhe trafikantëve kubanezë. Venezuela tanimë është më e sigurt me forcën ushtarake të Amerikës, thekson ai.

Vetë sekretari i shtetit- Kubano-Amerikani Marco Rubio, shprehu se do të ishte i shqetësuar po të gjëndej në vendin e Kubës.

Përgjatë muajve të fundit, fokusi i SHBA drejt shteteve latine ka qenë në rritje. Ende nuk është e ditur nëse qëllimet e SHBA janë drejt shembjes së regjimeve apo përtej tyre.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat