Amerika Postuar më 8 Maj 2025, 10:30

Deficiti tregtar i SHBA-së arrin rekord negativ - Eksportet e prodhimeve bujqësore shënojnë rënie të dukshme

Nga Kristi Ceta

Deficiti tregtar i SHBA-së arrin rekord negativ - Eksportet e prodhimeve

Deficiti tregtar i SHBA-së u rrit me 14 përqind, në një nivel rekord prej 140.5 miliardë dollarësh në muajin mars, teksa bizneset grumbulluan mallra për t'iu paraprirë tarifave gjithëpërfshirëse të Presidentit Donald Trump.

Byroja e Regjistrimit të Popullsisë dhe Byroja e Analizës Ekonomike në SHBA njoftuan se deficiti i mallrave dhe shërbimeve në mars u rrit me 17.3 miliardë dollarë nga 123.2 miliardë dollarë në muajin shkurt.

Eksportet e marsit ishin 278.5 miliardë dollarë, 500 milionë dollarë më shumë se ato të shkurtit. Importet e marsit ishin 419.0 miliardë dollarë, 17.8 miliardë dollarë më shumë se ato të shkurtit.

Një rënie e eksporteve që filloi në fillim të vitit 2025 ka mbërritur në shumicën e porteve amerikane, me sektorin bujqësor të SHBA-së dhe produktet kryesore, duke përfshirë sojën, misrin dhe mishin e viçit, që kanë marrë goditjen më të rëndë.

Të dhënat e porteve treguan se sektori bujqësor i SHBA-së nuk ka aftësinë për të zhvendosur produktet në tregjet globale.

Porti i Portland, në Oregon, kryeson listën me një rënie prej 51% të eksporteve, ndërsa ai i Tacoma, në Washington, ka pësuar një rënie prej 28%.

Sipas Ben Tracy, nënkryetar i zhvillimit strategjik të biznesit në Vizion, pothuajse të gjitha eksportet e SHBA-së kanë pësuar një goditje domethënëse.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat