Amerika Postuar më 15 Mars 2025, 10:48

Amerikanët, të shqetësuar nga “afërsia” Trump-Putin- Sipas tyre, administrata e re është e “lidhur ngushtë” me Rusinë

Nga Kristi Ceta

 

Amerikanët, të shqetësuar nga “afërsia”

Sipas sondazhit të fundit, më shumë se gjysma e amerikanëve janë të shqetësuar nga marrëdhëniet e ngushta midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit rus Vladimir Putin. Të dhënat tregojnë se qytetarët janë të painteresuar për politikën e jashtme amerikane, por kërkojnë më shumë masa për të luftuar inflacionin në vend.

Më shumë se gjysma e amerikanëve, duke përfshirë një në katër republikanë, mendojnë se Presidenti Donald Trump është "shumë i lidhur" me Rusinë, tregon një sondazh i ri i Reuters/Ipsos.

Rreth 56% e të anketuarve, me 89% të demokratëve dhe 27% të republikanëve, ranë dakord se Trump e ka lidhur vendin shumë ngushtë me Moskën. Ndërsa 40% e të anketuarve nuk u pajtuan me atë deklaratë dhe 4% nuk ​​iu përgjigjën pyetjes.

Trump e ka kthyer politikën e jashtme amerikane përmbys që nga fillimi i mandatit të tij të dytë si president i SHBA në janar, duke përfshirë kritikat ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe dialogun e rregullt me Rusinë.

Administrata e tij që atëherë ka propozuar një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë, të cilës Kremlini i është përgjigjur ftohtë.

Trump ka argumentuar se qëndrimi i tij, është i nevojshëm për t'i dhënë fund luftës, të cilën ai u zotua gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar ta përmbushte në ditën e tij të parë në detyrë.

Gati gjysma, apo 44% e të anketuarve thanë se mbështesin planin e Trump për "kushtëzimin e mbështetjes ushtarake të SHBA për Ukrainën me marrjen e një pjese të pasurisë minerale të Kievit". Dy të tretat e republikanëve e mbështetën idenë, ashtu si edhe një në pesë demokratë.

Sondazhi tregoi se amerikanët kishin pak interes për qëllimet e deklaruara të Trump për zgjerimin e territorit të SHBA-së, në lidhje me Groenlandën, Kanadanë dhe Kanalin e Panamasë.

Të pyetur se cilës çështjeje duhet t'i japë përparësi Trump, vetëm 1% e të anketuarve zgjodhën zgjerimin e territorit të SHBA-së, krahasuar me 61% që zgjodhën luftimin e inflacionit dhe 13% që thanë se duhet të fokusohej në tkurrjen e qeverisë federale.

Trump, ka një mbështetje të fortë nga përkrahësit e tij në qëllimet për të marrë nën kontroll Groenlandën dhe Kanalin e Panamasë. Mbi 65% e republikanëve thanë se "SHBA duhet të marrë kontrollin e Kanalit për të mbrojtur ekonominë e saj". Rreth 89% e demokratëve nuk u pajtuan me këtë mendim.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat