Amerika Postuar më 17 Shkurt 2026, 10:20

Amerikanët po paguajnë tarifat e rritura - Raporti kundërshton argumentin e Trump se taksat paguhen nga të huajt

Nga Dorian Koça

Amerikanët po paguajnë tarifat e rritura - Raporti kundërshton

Amerikanët po përballojnë pothuajse të gjithë rritjen e taksave të importit nga Presidenti Donald Trump, tha Rezerva Federale e Nju Jorkut. Sipas raportit, 90% e tarifave të vendosura nga presidenti mbi mallrat e importuara përballohen nga konsumatorët dhe kompanitë amerikane. Raporti kundërshton argumentin e administratës Trump se taksat paguhen nga të huajt.

Raporti vlerësoi se si tarifat ndikuan në ekonomi vitin e kaluar, kur mesatarja e taksave shkoi nga 2.6% në 13%. Raporti vuri në dukje se niveli mesatar ndryshoi gjatë vitit dhe arriti kulmin në prill dhe maj, kur Trump i rriti tarifat për mallrat kineze në 125% përpara se t'i ulte ato përsëri në 113%.

Autorët e bazuan analizën e tyre në mënyrën se si funksionuan tarifat në mandatin e parë të Trump. Kur u përballëm me këto lloje taksash, "puna jonë e kaluar zbuloi se eksportuesit e huaj nuk i ulën çmimet e tyre, kështu që ndikimi i plotë i tarifave u përballua nga SHBA-ja. Kjo do të thotë, se pati një kalim 100% nga tarifat në çmimet e importit", shprehen autorët e raportit.

Midis janarit dhe gushtit të vitit të kaluar, amerikanët pësuan 94% të goditjes nga tarifat e Trump. Gjatë shtatorit dhe tetorit, rënia ishte në 92%, duke u stabilizuar në 86% në nëntor.

Gjetjet e Rezervës Federale të Nju Jorkut përputhen me një raport të publikuara nga Zyra e Buxhetit të Kongresit. Sipas këtij raporti, tarifat më të larta rrisin drejtpërdrejt koston e mallrave të importuara, duke rritur çmimet për konsumatorët dhe bizneset amerikane. Kur bëhet fjalë për atë se kush do t’i paguajë tarifat, CBO tha se eksportuesit e huaj do të thithin 5% të kostos, dhe në afat të shkurtër, “bizneset amerikane do të thithin 30% të rritjes së çmimeve të importit duke ulur marzhet e tyre të fitimit; 70% e mbetur do t’u kalohet konsumatorëve duke rritur çmimet.”

Vendosja e taksave të larta mbi mallrat e importuara është një gur themeli i regjimit politik të administratës Trump. Ato po përdoren për të rritur të ardhurat për qeverinë dhe si një mjet për të ndëshkuar kombet e tjera që presidenti beson se po përfitojnë nga SHBA-ja, si dhe si një mekanizëm për të rikthyer industrinë në tregun vendas.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat