“2025 do të jetë viti i uraganeve” - Shkencëtarët amerikanë parashikojnë sezon stuhish mbi nivelet normale
Shkencëtarët e qeverisë amerikane presin një sezon uraganesh mbi normalen në vitin 2025, duke prodhuar tre deri në pesë uragane të mëdha me erëra të qëndrueshme prej të paktën 179 km në orë.
Sezoni i uraganeve në Atlantik, që fillon më 1 qershor, parashikohet të prodhojë 13 deri në 19 stuhi tropikale të emërtuara me erëra prej të paktën 39 mph, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së. Nga këto stuhi, gjashtë deri në dhjetë parashikohet të bëhen uragane me erëra prej 120 km në orë ose më shumë.
"Temperaturat më të ngrohta të sipërfaqes së detit janë ndoshta kontribuuesi kryesor," tha Ken Graham, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Motit. Parashikuesit akademikë dhe privatë të motit kanë nxjerrë parashikime të ngjashme për sezonin e uraganeve, që vazhdon deri më 30 nëntor.
Midis viteve 1991 dhe 2020, ka pasur mesatarisht 14.4 stuhi tropikale çdo vit në Atlantik, duke përfshirë mesatarisht 3.2 uragane të mëdha midis 7.2 uraganeve.
Meteorologët e Universitetit Shtetëror të Kolorados thanë në fillim të prillit se sezoni i uraganeve të vitit 2025 në Atlantik do të jetë mbi mesataren, me 17 stuhi tropikale, duke përfshirë nëntë uragane, nga të cilat katër parashikohet të jenë të mëdha.
AccuWeather nxori parashikimin e tij për sezonin e uraganeve të vitit 2025 në fund të marsit. Shërbimi privat i motit njofton për 7 deri në 10 uragane, nga të cilët tre deri në pesë uragane të mëdha, si dhe 13 deri në 18 stuhi tropikale.
Sezoni i vitit të kaluar ishte një nga më të kushtueshmit e regjistruar ndonjëherë. Pati pesë uragane të mëdha, nga një total prej 11 uraganesh dhe 18 stuhish. Këto katastrofa natyrore shkaktuan vdekjen e 427 personave, ndërsa dëmet ekonomike arritën në 130 miliardë dollarë.
Sondazh

Ulen faturat e energjisë për familjet britanike - Rregullatori Ofgem njoftoi reduktimin e çmimeve me 7%
Miliona familje britanike do të shohin fatura më të ulëta të energjisë që nga korriku, pasi rregullatori Ofgem tha se çmimi maksimal do të reduktohet me......

“Mosha e daljes në pension të barazohet më shpejt” - BE: Jo në 2056. Shqipëria kërkon më tepër kohë për përafrimin e Direktivës përkatëse
Bashkimi Evropian kërkon që Shqipëria të përshpejtojë moshën e daljes në pension për burrat dhe gratë. Bashkimi Evropian ka bërë publik qëndrimin e tij për......

Në 4 muaj erdhën në Shqipëri 2.4 mln vizitorë/ Dominojnë vizitat nga Europa Jugore dhe Perëndimore
Gjatë muajit prill, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej 1.5 milionë shtetas, përfshirë si qytetarë shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Këto të dhëna, të......

Gjermania “lulëzon” në tremujorin e parë - Ekonomia u rrit dy herë më shumë se pritshmëritë
Ekonomia gjermane u rrit ndjeshëm më shumë në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me vlerësimet e mëparshme, për shkak të zhvillimeve pozitive......

Muzeu Arkeologjik Mesjetar Lezhë, një atraksion i ri turistik pranë Kalasë - Investim me rëndësi për trashëgiminë kulturore
Bashkia Lezhë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e Muzeut Arkeologjik Mesjetar Lezhë. Një muze ku do të ekspozohen një pjesë e mirë e trashëgimisë......

Akomodimi, detyrim deklarimi për 65% të kapacitetit - Cilat janë kategoritë që preken nga referenca? Viti ndahet në dy periudha
Përgjatë këtij sezoni turistik, strukturat akomoduese në vend do të ndjekin rregulla të reja sa i takon deklarimeve, të miratuara me vendim të posaçëm......

Bie prodhimi i energjisë në vend - Bilanci për 3-mujorin/ Rritet energjia diellore, ulen humbjet në rrjetin elektrik
Rreth 2.23 mln mWh energji u prodhuan gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar rënie me 9.8% në raport me......

Tarifat e Trump ndaj Shqipërisë japin efekt - Në prill, eksportet drejt SHBA ranë me 30%, veçanërisht materialet e ndërtimit
Tarifat e reciproke të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump për mallrat e importuara, mes tyre edhe për Shqipërinë, kanë nisur të japin efekt. Për......