Lajme Postuar më 17 Shtator 2025, 16:52

AKSK paralajmëron qytetarët: Mashtrim me SMS për gjoba të rreme rrugore

Nga SCAN TV

AKSK paralajmëron qytetarët: Mashtrim me SMS për gjoba të

 

 

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese “smishing”, që po qarkullon përmes mesazheve telefonike. Mesazhi i rremë u kërkon qytetarëve të kryejnë pagesa online për gjoba të supozuara të qarkullimit rrugor, duke ofruar një link mashtrues.

AKSK bën të ditur se ky nuk është komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe u bën thirrje qytetarëve që të mos hapin linqe të dyshimta, të mos japin të dhëna personale dhe të mos kryejnë pagesa në faqe jozyrtare.

Institucioni ka marrë masa për raportimin dhe bllokimin e faqes mashtruese, duke synuar parandalimin e çdo dëmi të mundshëm. Qytetarët që hasin raste të ngjashme ftohen t’i raportojnë menjëherë pranë AKSK-së ose institucioneve të tjera përkatëse.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat