Lajme Postuar më 13 Dhjetor 2025, 10:14

65.1 milionë lekë nga tarifat e prokurimeve/ Cili nga autoritetet kontraktore ankohet më shumë në KPP?

Nga Diamila Leka

65.1 milionë lekë nga tarifat e prokurimeve/ Cili nga autoritetet

Në Buletinin e Komisionit të Prokurimeve Publike, raportohen 97 ankesa nga operatorët ekonomik për tenderat në muajin nëntor. Ndërsa në periudhën 11-mujore, janë depozituar 1105 ankesa gjithsej. Sipas ankesave në fazën e procesit, 24 janë për Dokumente Standarte të Tenderit, 72 janë për vlerësim ofertash dhe një për të tjera.

Ndërsa duke i ndarë sipas llojit të kontratës, më shumë ankesa janë për mall të cilat janë 57 të tilla, 27 për shërbime dhe vetëm 13 për punë. Sipas buletinit, pushteti vendor vijon të mbetet me numrin më të lartë të ankesave, duke arritur në 35 ankesa për procedura prokurimi, më pas shoqëritë aksionare kanë depozituar 28 ankesa, të pavarur vetëm 5, dhe pushteti qëndror ka depozituar 11 ankesa.

Por sa tarifia financiare janë arkëtuar në buxhetin e shtetit?

Sipas të dhënave, në 11 muaj, në në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 65.1 milionë lekë tarifa financiare në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit. Ndërkohë, për t’u ndalur në tarifa financiare të arkëtuara si garanci për procedura prokurimi, në nëntor janë rreth 21.4 milionë lekë, ndërsa për 11 muaj janë rreth 240 milionë lekë. Nga ana tjetër, tarifa financiare të kthyera ndaj Operatorëve Ekonomikë në përfundim të shqyrtimit për muajin nëntor janë përllogaritur rreth 15.5 milionë lekë, ndërsa për periudhën janar-nëntor janë rreth 154 milionë lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat