Lajme Postuar më 13 Dhjetor 2025, 11:52

106 mijë biznese deklarojnë pronën/ Tatimet, akses të plotë në databaza për hetimin e pasurive të pajustifikuara

Nga Elisabeta Dosku

106 mijë biznese deklarojnë pronën/ Tatimet, akses të

Disa nga masat e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave janë plotësuar tërësisht, ndërsa të tjera janë në proces deri në vitin 2027. Konkretisht, në dokumentin e Reformave Ekonomike 2026-2028, përmendet  janë zbatuar masat për përmirësimin e administrimit tatimor, si përdorimi i të dhënave nga palët e treta (energjia elektrike, uji, regjistrimi i automjeteve), për të mundësuar programin e administratës tatimore mbi hetime të pasurive të pajustifikuara të aseteve të tatimpaguesve.  Administrata Tatimore raporton se ky indikator i Planit të Rritjes është realizuar plotësisht, raporti për të cilin është është depozituar edhe pranë Delegacionit Europian.

Sa i takon plotësimi i regjistrit të pasurive të tatimpaguesve me 10% të tatimpaguesve të regjistruar,  deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2025, nga ana e administratës tatimore është krijuar forma elektronike e deklarimit nëpërmjet e-filing. Janë përgatitur udhëzime të detajuara mbi procedurat e deklarimit dhe janë njoftuar të gjithë tatimpaguesit përmes dy fushatave informuese me POP-UP, lidhur me deklarimin e të dhënave për çdo vend ushtrim aktiviteti të tyre. Për çdo vend ushtrimi aktiviteti, tatimpaguesi është i detyruar të deklarojë: llojin e pronës, pronësinë ose qiranë, sipërfaqen, çmimin, kontratën me entet e shërbimeve utilitare dhe të ngarkojë dokumentacionin justifikues për këtë informacion. Nga një total prej 131,821 tatimpaguesish, të cilët janë vlerësuar si subjekt i detyrimit për plotësimin e formës elektronike të deklarimit, rreth 106,000 ose 80% e tyre e kanë realizuar deklarimin. Nga ana e administratës tatimore, në periudhën në vazhdim po analizohen të dhënat e deklaruara me qëllim vlerësimin e saktësisë së tyre, si dhe për të kontaktuar tatimpaguesit që nuk i kanë përmbushur detyrimet, pasi nga verifikimi aktual i të dhënave është konstatuar se ekzistojnë edhe pasaktësi në deklarim. Ky projekt po zbatohet nën asistencën dhe monitorimin e vazhdueshëm të Administratës Tatimore Suedeze, si një nga komponentët e marrëveshjes 3-vjeçare të bashkëpunimit me ta.

Forcimi i performancës së hetimeve kundër mashtrimit tatimor.  Numri i kontrolleve të planifikuara për t’u kryer është rreth 200 individë dhe rreth 500 biznese deri në mesin e vitit 2027.   Në vijim të analizës së riskut lidhur me informacionin e ardhur nga palë të treta (DPSHTRR), me vendim të Komitetit të Riskut u miratua për kontroll lista e 100 individëve me riskun e mosjustifikimit të pasurisë. Gjithashtu në zbatim të planit të veprimit të strategjisë së pajtueshmërisë është bërë analizë DIVA 2023 për individët të cilët kanë shmangur tatimin në burim, duke ulur detyrimin e rillogaritur. Në total janë përafërsisht 900 indivdë që janë përcjellë për vlerësim pranë DRT-ve përkatëse.

Tre sektorët e Drejtorisë së Hetimit Tatimor pranë Administratës Tatimore për periudhën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 kanë kryer hetime dhe analizime të veprimtarive për 123 çështje, prej të cilave po për të njëjtën periudhë janë referuar në prokurori 31 subjekte që kanë kryer vepra penale të ndryshme si “Fshehje të Ardhurash”, “Krijim i Skemave Mashtruese”, “Pastrim Parash” etj, duke shkelur legjislacionit tatimor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat