Si i "mbyti" Kina 75 vende me miliarda USD borxhe - Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës "Një Brez, Një Rrugë"!
Me një "pushkë në kokë" janë vendet më të prekshme ekonomikisht në botë, të cilave po u kërkohet të kthejnë shuma të paimagjinueshme parash në Kinë nga kreditë që u janë dhënë kryesisht në kuadër të politikës "Një Brez, Një Rrugë".
Në këtë rezulat arrin një analizë e Institutit Australian Lowy, sipas të cilit në vitin 2025, 75 vendet më të varfra përballen me një borxh rekord prej 22 miliardë dollarësh ndaj Kinës.
"Tani, dhe për pjesën tjetër të kësaj dekade, Kina do të jetë më shumë një mbledhëse borxhesh sesa një bankiere në botën në zhvillim", thonë autorët e analizës. "Huamarrja e Kinës ka rënë pikërisht kur është më e nevojshme, në vend që të gjenerojë rrjedhje të mëdha financiare neto kur vendet janë tashmë nën stres të rëndë ekonomik", theksojnë ata.
Për më tepër, presioni për të shlyer këtë borxh po e bën edhe më të vështirë për këto vende financimin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Me 240 miliardë dollarë midis viteve 2008 dhe 2021, Kina kërkoi të shpëtonte iniciativën "Një Brez, një Rrugë", e njohur edhe si "Rruga e Mëndafshit".
Iniciativa "Brez dhe Rrugë", e njohur më parë si "Një Brez, një Rrugë" (OBOR), është një strategji globale e zhvillimit të infrastrukturës e miratuar nga qeveria kineze në vitin 2013, duke investuar në vende dhe organizata ndërkombëtare e cila konsiderohet si një pjesë themelore e politikës së jashtme të Xi Jinping.
Iniciativa u përfshi në Kushtetutën e Republikës Popullore të Kinës në vitin 2017. Qeveria kineze e quan iniciativën "një përpjekje për të forcuar kohezionin rajonal për një të ardhme më të ndritur". Disa, kryesisht nga vendet jo-pjesëmarrëse, e kanë interpretuar atë si një plan për të krijuar një rrjet tregtar ndërkombëtar të përqendruar tek Kina.
Iniciativa "Brez dhe Rrugë" (BRI) është programi më i madh transnacional i infrastrukturës në botë, i mbështetur nga shteti kinez dhe ka ndërmarrë projekte kombëtare që variojnë nga shkollat, urat dhe spitalet deri te rrugët kryesore, transporti detar dhe aeroportet.
Kjo e bëri Kinën ofruesin më të madh të kredive dypalëshe, me një total prej më shumë se 50 miliardë dollarësh në vitin 2016, më shumë se të gjithë kreditorët perëndimorë së bashku.
BRI u përqendrua kryesisht në vendet në zhvillim, ku qeveritë kishin vështirësi në aksesin në investime private ose publike të tjera. Kreditë kineze për vendet që përballeshin me probleme borxhi u rritën nga më pak se 5% e portofolit të saj të huadhënies jashtë shtetit në vitin 2010 në 60% në vitin 2022, sipas studimit të mësipërm.
Argjentina mori më shumë, 111.8 miliardë dollarë, e ndjekur nga Pakistani me 48.5 miliardë dollarë dhe Egjipti me 15.6 miliardë dollarë. Nëntë vende morën më pak se 1 miliard dollarë. Pekini gjithashtu nuk ofroi lehtësime për të gjithë huamarrësit e Brezit dhe Rrugës që ishin në rrezik.
Marrësit e mëdhenj të financimit të Brezit dhe Rrugës, të cilët përfaqësojnë rrezik të konsiderueshëm të bilancit për bankat kineze, kanë më shumë gjasa të marrin ndihmë emergjente. Prandaj u vlerësua se në thelb "Pekini po përpiqet të shpëtojë bankat e veta. Kjo është arsyeja pse ka hyrë në biznesin e rrezikshëm të huadhënies ndërkombëtare të shpëtimit."

Sa tatim paguan bizneset në 4 muaj? - Këtë vit, në skemë edhe profesionistët e lirë me më pak se 3 klientë
Tatimi i paguar nga sipërmarrjet në vend mbi fitimin e akumuluar është regjistruar në afro 24.5 miliardë lekë apo 245 milionë euro vetëm në katër muajt e......

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta - Detajet e tre linjave hekurudhore që do të nisin operimin në 2026-ën
Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me......

Shqipëria dhe Ukraina forcojnë bashkëpunimin për menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e Republikës së Shqipërisë (AAPSK) dhe Agjencia Kombëtare e Ukrainës për Gjetjen,......

Bizneset po “largohen” nga kreditimi? Rreth 77% e huasë së re u shpërnda për Tregtinë, Ndërtimin dhe Industrinë
Në muajin Prill të këtij viti huatë e reja të dhëna në total vlerësohen në 32.9 miliardë lekë, me një rënie prej 3.8%, krahasuar me të njetën periudhë të një......

Besimi në BE, në nivelin më të lartë në 18 vjet - Por, rritet frika për pasigurinë ekonomike në Evropë
Më shumë se gjysma e evropianëve, 52%, kanë tendencën t'i besojnë Komisionit Evropian dhe BE-së, rezultati më i lartë që nga viti 2007, sipas barometrit më......

Shqipëria fuqizon sigurinë ndaj sulmeve kibernetike - Strategjia/ Aplikim i teknologjive të avancuara, nga AI tek superkompjuterat
Në një kohë kur teknologjia po zhvillohet me ritme të shpejta dhe po implementohet në çdo fushë, edhe rreziqet e sigurisë kibernetike me të cilat përballet......

Nga një objekt sportiv, në qendër rajonale - Transformim me standarde ndërkombëtare për pallatin e sportit në Korçë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit me objekt investime për transformimin e aseteve publike, me potencial zhvillimi në modele të......

Plani i BE-së për të taksuar cigaret elektronike - Italia, Greqia dhe Rumania shprehen kundër
Shumica e shteteve anëtare të BE-së i bënë thirrje Komisionit Europian të rifusë në agjendë një plan për të taksuar cigaret elektronike dhe rritur normat......