Analiza Postuar më 14 Mars 2025, 12:14

Si do të ndikojnë tarifat e Trump mbi evropianët? - Analiza/ Lufta tregtare do të dëmtojë ekonominë dhe konsumatorët

Nga Kristi Ceta

Si do të ndikojnë tarifat e Trump mbi evropianët? - Analiza/

Spektri i një lufte tregtare transatlantike shfaqet përsëri mbi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Më 12 mars, SHBA aplikoi një tarifë prej 25% për importet e çelikut dhe aluminit dhe Unioni u përgjigj me kundërmasa.

Në deklaratën e saj, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen theksoi se tarifat "dëmtojnë bizneset dhe akoma më keq konsumatorët". Ekspertët e ekomonisë argumentojnë se tarifat nuk do të jenë kurrë fitimprurëse.

"Çdo politikë tarifore do të ndikojë në mjetet e prodhimit. Pra, kur bëhet fjalë për rezervat natyrore si çeliku dhe alumini, përfundimisht do të kenë ndikim në makinën e prodhimit në nivel të Bashkimit Evropian," shpjegojnë ata.

“Megjithatë, ne nuk mund të jemi të sigurt nëse këto tarifa shoqërohen me politika shtesë nga institucionet e BE-së, nuk e dimë nëse kjo përgjigje prej 26 miliardësh nga BE do të krijojë, në fund të fundit, një ndikim inflacionist për qytetarët e bllokut."

Hulumtimet tregojnë se tarifat do të godasin së pari SHBA-në

Hulumtimi më i fundit nga instituti gjerman Kiel Institute tregon se tarifat e ngritura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Bashkimit Evropian, para së gjithash, do të dëmtojnë SHBA-në kur bëhet fjalë për inflacionin, nivelet e punësimit dhe nivelin e rritjes.

Por çfarë ndodh me qytetarët evropianë?

“Ndikimi tek qytetarët europianë është diçka që nuk mund ta parashikojmë për momentin, sepse ka mënyra të ndryshme sesi tarifat mund të ndikojnë në fund te qytetarët”, shpjegojnë analistët, duke shtuar se qytetarët mund ta kalojnë konsumin e tyre tek mallrat vendase kur shohin që ato të importuara po shtrenjtohen. Megjithatë, ekzistojnë edhe dy probleme shumë të rëndësishme, si reagimi monetar dhe reagimi i tregut financiar.

A kanë evropianët alternativa të mjaftueshme?

Ekonomistët besojnë se BE mund të zëvendësojë, nëse jo të gjitha, shumicën e produkteve amerikane, siç janë automjetet elektrike.

"Ne e vumë re me rënien e shitjeve të Tesla-s, por edhe një nga mjetet më të përdorura të inteligjencës artificiale, si ChatGPT mund të zëvendësohet nga alternativa franceze Mistral AI. Mendoj se edhe nëse marrim parasysh disa nga produktet më të përdorura, ndoshta me përjashtim të Google, shumica dërrmuese mund të zëvendësohen realisht,” theksojnë ata.

Ajo që ne nuk mund të zëvendësohet është dominimi i SHBA-së mbi sistemin financiar dhe veçanërisht në tregjet e kapitalit.

Një recesion i SHBA me efekte globale është një skenar i mundshëm

Sipas analistëve, Bashkimi Evropian mbetet i varur nga sistemi financiar amerikan. Një recesion i mundshëm në SHBA mund të ndikojë në ekonominë evropiane sepse BE nuk mund të jetë imune ndaj pasojave.

"Ne jemi ende të pasigurt se çfarë do të ndodhë me SHBA-në dhe rrjedhimisht me rritjen ndërkombëtare. Edhe Donald Trump përmendi se gjërat mund të përkeqësohen përpara se të përmirësohen. Dhe nëse e mbajmë këtë parasysh, kjo mund të përkthehet në një recesion me ndikim në mbarë botën," shpjegojnë ekonomistët.

Megjithëse BE ka reaguar ndaj krizave globale në mënyrë më efektive në të kaluarën, blloku është ende mjaft i papërgatitur për t'u marrë me një recesion të gjerë global dhe kjo duhet të ndryshojë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat