Si do të funksiononte një rezervë strategjike e kriptove? - Analiza/ SHBA studion kriteret për krijimin e një fondi të monedhave digjitale
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka dhënë disa detaje të para për një rezervë të kriptomonedhave amerikane, duke thënë se do të përfshijë bitcoin, ethereum dhe disa monedha më të vogla.
Në janar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një grupi pune të aseteve digjitale, që do të eksploronte mundësinë e një rezerve strategjike bitcoin. Ai e kishte urdhëruar grupin që të dorëzonte një raport deri në korrik, duke vendosur kriteret për një stok të tillë, që do të përbëhej nga kriptovalutat e sekuestruara prej qeverisë federale.
Çfarë është rezerva strategjike?
Një rezervë strategjike është një stok i një burimi kritik që mund të çlirohet në kohë krize ose ndërprerjesh të furnizimit. Shembulli më i njohur është Rezerva Strategjike e Naftës e SHBA-së, furnizimi më i madh në botë me naftë bruto emergjente, e cila u krijua nga një akt i Kongresit në 1975, pasi një embargo e naftës arabe e viteve 1973-74 goditi ekonominë amerikane. Presidentët kanë shfrytëzuar rezervat për të qetësuar tregjet e naftës gjatë luftës ose kur uraganët goditën infrastrukturën e naftës përgjatë Gjirit të Meksikës.
Kanadaja ka rezervën e vetme strategjike në botë të shurupit të panjeve, ndërsa Kina ka rezerva strategjike të metaleve, drithërave dhe madje edhe të produkteve të derrit.
Cilat monedha kripto do të jenë në rezervën strategjike të SHBA-së?
Monedhat më të vogla si XRP, Solana dhe Cardano do të përfshihen në stok, tha Trump. Ky ishte treguesi i parë që rezerva do të mbante monedha të tjera përveç bitcoin. Bitcoin dhe ethereum, dy kriptovalutat më të mëdha për nga vlera e tregut, do të jenë “zemra e rezervës”, tha Trump në një postim të mëvonshëm.
Si do të funksionojë një rezervë strategjike e bitcoin-it në SHBA?
Metoda e saktë e krijimit të një rezerve kriptosh mbetet e pasigurt. Grupi i punës u drejtua për të vlerësuar potencialin e nxjerrjes së një stoku nga kriptomonedha e sekuestruar përmes përpjekjeve të zbatimit të ligjit. Trump tha në një postim në Truth Social urdhri i tij ekzekutiv i janarit për asetet digjitale do të krijonte një stok monedhash.
Aktualisht, kjo është rreth 198,109 bitcoin, me vlerë rreth 18.5 miliardë dollarë me çmimet e tregut. Mbetet e paqartë se cili do të jetë procesi ligjor për largimin e tyre nga Departamenti i Drejtësisë. Trump nuk ka thënë nëse qeveria do ta shtonte atë rezervë duke blerë më shumë bitcoin dhe urdhri nuk ofron udhëzime të mëtejshme specifike.
Në korrik u prezantoi një draft, që do të krijonte një rezervë të operuar nga Thesari. Projektligji parashikon që Thesari do të krijojë një program për të blerë 200,000 bitcoin në vit për pesë vjet, derisa stoku të arrijë në një milion monedha. Kjo do të përfaqësonte rreth 5% të furnizimit total global të bitcoin-it prej rreth 21 milionë. Thesari do të financonte blerjet me fitime në depozitat e bankave të Rezervës Federale dhe zotërimet e arit. Rezerva e bitcoin-it do të ruhet më pas për një minimum prej 20 vjetësh.
Ndërkohë, ligjvënësit, në rreth 24 shtete individuale të SHBA-së, kanë futur legjislacionin për të krijuar rezervat e tyre të bitcoin-it. Megjithatë, masat kanë dështuar në katër shtete.
Cilat janë përfitimet?
Në një fjalim të korrikut, Trump sugjeroi se një rezervë bitcoin do të ndihmonte SHBA-në të dominonte tregun global përballë konkurrencës në rritje nga Kina.
Përkrahësit e tjerë argumentojnë se duke mbajtur një rezervë bitcoin, për të cilën ata thonë se do të vazhdojë të vlerësohet në periudhën afatgjatë, SHBA mund të zvogëlojë deficitin pa rritur taksat, duke forcuar dollarin amerikan.
Sipas përkrahësve, plani do t'i lejonte Shtetet e Bashkuara të përgjysmojnë borxhin e tyre në 20 vjet, duke krijuar një mbrojtje kundër inflacionit. Një dollar i fortë do t'i jepte Shteteve të Bashkuara një avantazh më shumë mbi kundërshtarët e huaj si Kina dhe Rusia, thonë ata.
Cilat janë rreziqet?
Skeptikët thonë se, ndryshe nga shumica e mallrave të tjera, bitcoin nuk ka përdorim të brendshëm dhe nuk është vendimtar për funksionimin e ekonomisë amerikane.
Krijuar në vitin 2008, bitcoin mbetet shumë i ri dhe i paqëndrueshëm për të supozuar se vlera e tij do të vazhdojë të rritet në periudhën afatgjatë, ndërsa programet e kriptove mbeten tejet të ndjeshme ndaj sulmeve kibernetike. Dhe duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e monedhës, çdo blerje ose shitje e qeverisë mund të ketë një ndikim të madh në çmimin e bitcoin.
Ndikimi i çmimit do të ishte edhe më i theksuar për blerjet e mëdha të kriptove më të vogla si Cardano dhe XRP, të cilat në përgjithësi kanë vëllime shumë më të ulëta tregtimi. Rezerva pritet të jetë një temë kryesore e diskutimit në samitin e ardhshëm të kriptomonedhës në Shtëpinë e Bardhë më 7 mars.
Sondazh

Sa prona të konfiskuara janë dhënë me qira? - Nga 265 pasuri, as për gjysmën nuk ka pasur interes
Nga 265 pasuri të konfiskuara krimit, vetëm 68 rezultojnë të jenë dhënë me qira nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.......

Çelen subvencionet në bujqësi për 2025-ën - Cilat janë risitë në skemë? Ndryshojnë rregullat për naftën
Qeveria ka miratuar kriteret e reja të Skemës Kombëtare të Subvencioneve në bujqësi për vitin 2025, ç’ka i hap rrugë nisjes së aplikimeve nga ana e......

24 mld euro për rinovimin e ndërtesave - Miratohet strategjia, masat për dekarbonizimin e sektorit deri në vitin 2050
Dekarbonizimi i sektorit të ndërtimit kërkon një total investimesh prej 24 mld euro, deri në vitin 2050. Të dhënat janë pjesë e Strategjisë Afatgjatë të......

“Shqipëria do të përjetojë bum të madh energjetik” - Berisha: Brenda një mandati do të dyfishohet prodhimi total
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sërish se Shqipëria do të përjetojë një bum të madh energjetik. Unë jam këtu për të garantuar......

Kina rrit shpenzimet e mbrojtjes me 7.2% - Buxheti i mbrojtjes arrin në 245 miliardë dollarë për vitin 2025
Kina rriti shpenzimet e mbrojtjes me 7.2% këtë vit, me të njëjtën normë rritjeje si në dy vitet e mëparshme, pasi Pekini kërkon të "ruajë fort" sigurinë......

Liria ekonomike, Shqipëria lë pas rajonin/ Përmirësohemi në pikëzim si pasojë e përformancës së mirë të shëndetit fiskal
Shqipëria është renditur në vend të 50-të, nga 176 shtete në total, në Indeksin e Lirisë Ekonomike për vitin 2025, të publikuar nga “Heritage......

Tatimet: 32,7 miliardë lekë në buxhet për muajin shkurt
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi sot se të ardhurat e mbledhura në buxhet për muajin shkurt llogariten 32,7 miliardë lekë. Bazuar në......

Doganat, me një dritare unike - Lehtësohet tregtia me jashtë, gati sistemi “pa letër”
Qeveria ka ndërmarrë iniciativën për krijimin dhe funksionimin e dritares së vetme për doganat, që synon të lehtësojnë tregtinë me jashtë, si dhe të......