Programi ekonomik i Trump. Impakti që mund të ketë në Shqipëri
Nga Kreshnik Kuçaj, DATAROOM, SCAN
Donald Trump është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë duke vendosur disa rekorde për zgjedhjet amerikane. Presidenti i 47-të i SHBA ka lindur në vitin 1946 dhe është i diplomuar në ekonomi. Veç karrierës në biznes, ai është i njohur edhe për karrierën televizive ku ka qenë producent dhe drejtues i një prej reality-show më të famshëm në botë, “The Apprentice".
Por cilat janë premtimet kryesore të Trump?
Një nga pikat më delikate të programit është marrëdhënia ekonomike e SHBA-ve me Kinën. Trump ka deklaruar se do të vendosë tarifa shumë të larta për mallrat kineze. Në fakt, Kina është eksportuesi kryesor i pajisjeve teknologjike si telefonë apo kompiuterë etj në SHBA. Po ashtu është një furnizues i rëndësishëm i makinerive, pjesëve të këmbimit e pajiseve të tjera. Shumë kompani amerikane dhe ndërkombëtare operojnë në Kinë për shkak të kostove më të ulëta.
Por cili mund të jetë impakti që mund të prodhojë një politikë e tillë ndaj mallrave kineze?
Rreziku i një lufte tregtare Kinë-SHBA nuk përjashtohet. Por nëse ndodh kjo, një nga opsionet që analistët e ekonomisë dhe politikëbërësit parashikojnë eshtë mundësia e zhvendosjes së prodhimit nga Kina në vende të tjera. Shumë kompani ndërkombëtare, për të shmangur këtë tension mund të orientohen drejt vendeve të tjera, që gjithashtu kanë kosto të ulët. Kjo mund të ishte një lëvizje për të shmangur tarifat. E në këtë rast, vende si Vietnami, Balngladeshi, India por edhe vendet e Ballkanit ku bën pjesë Shqipëri, mund të përfitojnë.
Por a mund të sjellë një tronditje në tregtinë ndërkombëtare vendosja e këtyre tarifave?
Opsionet janë dy. Opsioni I parë është që kompanive që u vendosen tarifa të tilla, të ulin çmimet për vendet e Europës dhe tregjet e tjera në mënyrë që të qarkullojnë mallrat që mund të mos I shesin dot në tregun amerikan për shkak të peshës në çmim që u krijojnë tarifat. Ndërsa opsioni I dytë është që çmimet të rriten si rrjedhojë e faturimit në produkt, të tarifës së rritur nga SHBA. Në të dy rastet produktet që preken më së shumti janë ato teknologjike dhe ndërtimi, pasi Kina është eksportues I madh global I çelikut.
SHQIPËRIA, NË AMERIKËN E TRUMP
Aktualisht në Shqipëri, sipas CENS2023, jetojnë 1 mijë e 367 persona që kanë shtetësi amerikane. Veç Tiranës që mban vendin e parë, Korça është në vend të dytë e ndjekur nga Vlora dhe Shkodra.
Nga ana tjetër, janë shumë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas “Diaspora në Shifra”, numri i shqiptarëve në SHBA varion nga 200-250 mijë dhe 90 % e tyre janë emigrantë të pas viteve ’90.
Ndërkohë, nga viti në vit, numri i kompanive amerikane apo të lidhura, ka ardhur në rritje. Aktualisht, numri ka arritur në 214.
Rritja e numrit të turistëve të huaj në Shqipëri vitet e fundit është reflektuar edhe me rritjen e turistëve amerikanë.
Veç shkëmbimeve njerëzore, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur ndjeshëm nivelin e shkëmbimeve. Vitet e fundit, SHBA-të janë kthyer në një destinacion të rëndësishëm të mallrave shqiptare që eksportohen, duke u renditur në krye të listës. Bimët medicinale shqiptare kanë një treg të rëndësishëm në SHBA.
Ndërkohë, edhe pesha e investimeve amerikane ka ardhur në rritje.
Sondazh
Borxhi publik, ku jemi në raport me rajonin? - Skenari bazë: Në 2031 zbresim nën nivelin 50% të PBB
Viti 2025 synohet të jetë viti i mirë sa i takon ngushtimit të hendekut midis të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe borxhit publik të qeverisë. Deficiti......
Mbërrijnë në Shëngjin 8 emigrantët e tjerë të nisur nga Italia!
Një anije e marinës italiane u ankorua në portin shqiptar të Shëngjinit të premten, me tetë emigrantë, një muaj pasi një grupi të mëparshëm iu mohua hyrja......
Rezerva Federale ul sërish normat e interesit - Reduktimi synon të balancojë inflacionin dhe të mbështesë tregun e punës
Rezerva Federale miratoi uljen e dytë radhazi të normës së interesit, duke ecur me një ritëm më pak agresiv se më parë, por duke vazhduar përpjekjet e saj......
Financimet për zhvillimin e transportit hekurudhor - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e......
Unaza e Madhe e Tiranës, buxhet edhe për vitin 2025 - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e......
"EMRI I HUMBUR"/Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin "WILLSON", në nder të Presidentit Amerikan!
Nga Kreshnik Kuçaj Në seancën e 2 shkurtit të vitit 1924 parlamenti shqiptari mbajti 5 minuta zi. Dy ditë më herët, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,......
Buxheti për arsimin, rreth 620 milionë euro/ Synohet të ndërtohen, ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore
Fondet për “Ministrinë e Arsimit” në vitin 2025, parashikohet të arrijnë në rreth 60.02 miliardë lekë ose gati 620 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në kuota relativisht të qëndrueshme pasi nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës nga dita e djeshme duke u blerë sot......