E kaluara “përndjek” të ardhmen - Pse Gjermania, Italia, Japonia varen ende nga mburoja bërthamore e SHBA?
Të shqetësuara nga paqëndrueshmëria globale, vendet nga Evropa dhe Azia po rrisin në mënyrë drastike shpenzimet e tyre ushtarake. Në një kohë kur përfshirja e SHBA-së jashtë territorit të vet duket se po zbehet nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, disa vende shqetësohen se kjo qasje mund të inkurajojë veprimet e kombeve si Rusia dhe Kina në arenën globale.
Duke pasur parasysh një pasiguri të tillë, Gjermania, Italia dhe Japonia po përpiqen të forcojnë aftësitë e tyre mbrojtëse. Megjithatë, mbi këto tre vende, të cilat formuan Aleancën e Boshtit në Luftën e Dytë Botërore, rëndon e kaluara e tyre, sipas ekspertëve.
“Qëllimi i traktateve të paqes të pasluftës ishte të hiqnin qafe hegjemonizmin, militarizmin dhe aventurizmin agresiv në kulturën e këtyre tre vendeve. Gjermania, Italia dhe Japonia janë bërë të ashtuquajturat fuqi civile në ditët e sotme, është vërtet e vështirë për këto vende të përvetësojnë një mentalitet të gatshëm për luftim”, shtojnë analistët. Sipas tyre, këto shtete jobërthamore do të vazhdojnë të varen nga SHBA për parandalimin bërthamor.
Plani i Gjermanisë për të forcuar ushtrinë
Javën e kaluar, Kristian Demokratët (CDU) dhe Social Demokratët (SPD) e Gjermanisë ranë dakord të lënë mënjanë një frenim të borxhit kushtetues, duke i lejuar vendit të zhbllokojë qindra miliarda euro për projektet e mbrojtjes dhe infrastrukturës.
Kjo erdhi pasi shpenzimet gjermane të mbrojtjes arritën në 2% të PBB-së së vendit, tre vjet pasi kancelari në largim Olaf Scholz premtoi të nxiste ushtrinë përmes 100 miliardë eurove investime.
Boshllëqet në aftësitë mbrojtëse të vendit janë të rëndësishme, sipas një raporti të fundit parlamentar gjerman. Sipas të dhënave, ushtria gjermane do të duhej të rekrutonte dhjetëra mijëra njerëz deri në vitin 2031.
Gjermania gjithashtu duhet të modernizojë armatimet, pasi shumica e pajisjeve të saj janë vjetëruar që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Komiteti i buxhetit ka dyfishuar blerjet e planifikuara të sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore dhe tankeve të betejës.
Pavarësisht nga planet për të zgjeruar ushtrinë, Gjermania është ende e lidhur, të paktën retorikisht, nga dekada antimilitarizmi. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, vendi, që u nda në Lindje dhe Perëndim, duhej të respektonte kufizimet e rrepta ushtarake.
Kur Friedrich Merz, politikani i qendrës së djathtë që do të shërbejë si kancelar, njoftoi së fundmi planin e tij masiv të investimeve ushtarake, ai foli për pjesëmarrje me aleatët e vendit të tij.
“Është një formulim i zgjedhur qëllimisht për të përballuar një kulturë të ndërtuar mbi antimilitarizmin vendas. Ushtria gjermane mund të rritet vetëm në një kontekst të rreptë politik evropian, riarmatosja e saj ka të bëjë më shumë me një përpjekje të përbashkët financiare të BE-së,” shprehen analistët.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur për mundësinë e shtrirjes së parandaluesit bërthamor të vendit ndaj Gjermanisë dhe partnerëve të tjerë të BE-së, të cilët do të ndihmonin financiarisht në zgjerimin e tij.
Megjithatë, disa evropianë besojnë se qasja aktuale është më e mirë, pavarësisht kërcënimit të administratës Trump për të reduktuar rolin që luan në sigurinë evropiane.
"Një mburojë bërthamore është më e mirë se dy, sepse atëherë nuk ka paqartësi se cila mbrojtje bërthamore po ju mban të sigurt," thonë ekspertët e mbrojtjes. "Ne kemi një plan A, që ka funksionuar për 80 vjet dhe është në interesin tonë dhe atë amerikan që ky plan, parandaluesi bërthamor i NATO-s, të mbetet funksional," shtojnë ata.
Italia dhe një shqetësim i përbashkët
Italia ndan të njëjtat shqetësime si Gjermania për zvogëlimin e rolit të saj ushtarak në Evropë nga Shtetet e Bashkuara. Aktualisht ka rreth 120 instalime të SHBA-së dhe NATO-s në Itali.
Shpenzimet për mbrojtjen e Romës janë nën ato të Gjermanisë si përqindje e ekonomisë së saj. Italia vendos 1.59% të PBB-së për ushtrinë, shumë më poshtë nivelit që Trump dëshiron për anëtarët e NATO-s.
Si pjesë e përmirësimeve të planifikuara, prodhuesi italian i armëve Leonardo ka arritur një marrëveshje me homologun e tij gjerman Rheinmetall për të prodhuar një tank të përbashkët. Italia, Japonia dhe Britania e Madhe po planifikojnë gjithashtu prodhimin e një avioni luftarak të gjeneratës së gjashtë.
Për sa i përket parandalimit bërthamor, Roma, ashtu si Berlini, duhet të mbështetet në mbrojtjen bërthamore të SHBA-së.
Japonia dhe rajoni i përçarë
Qeveria e Japonisë ka thënë së fundmi se do të rrisë shpenzimet ushtarake nga 1.6% në 2% të PBB-së deri në vitin 2027.
Tokio, që ka fqinjë Kinën, Rusinë dhe Korenë e Veriut, planifikon të përmirësojë sistemet e mbrojtjes ajrore. Prania ushtarake amerikane në Japoni mbetet thelbësore, me më shumë se 50,000 trupa amerikane të vendosura atje, duke përfshirë edhe ishullin Okinaëa.
Parandaluesi bërthamor amerikan është shtylla kurrizore e sistemit të sigurisë së Japonisë, pasi popullsia e saj është ndjeshëm antibërthamore, për shkak të bombardimeve të Hiroshimës dhe Nagasakit.
Japonia nuk përfiton nga mbrojtja kolektive si Evropa, pasi rajoni Indo-Paqësor është më i brishtë politikisht dhe ushtarakisht, pavarësisht ndërvarësisë së fortë ekonomike.
"Për sigurinë e saj, Japonia ka shumë nevojë për mbrojtjen e SHBA-së dhe kjo është arsyeja pse NATO ka shtuar partneritetin në rajonin Indo-Paqësor," shpjegojnë analistët.
Sondazh

Prodhimi në “ngërç”, shërbimet ruajnë ritmin rritës/ Industria paraqitet me rënie në disa tregues, vetëm ndërtimi në ngjitje
Shifrat tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të katërt të vitit të shkuar kanë vijuar me rritje në të gjithë indekset, megjithëse karahauar me tremujorin e......

Pas armëpushimit të kufizuar Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sërish zjarr!
Rusia dhe Ukraina nisën sulme me dronë në territorin e njëra-tjetrës, disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin ra dakord të ndalonte shënjestrimin e......

Armëpushim i kufizuar mes Rusisë dhe Ukrainës - Pauzë 30-ditore për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike!
Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ranë dakord gjatë telefonatës së tyre të martën për të kërkuar një armëpushim të......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Rikuperojnë Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 90.8 lekë dhe është shitur me 92......

Zgjedhjet në shifra: Detajet 'pikante' të garës elektorale/ Cilat janë formacionet më të "plakura" dhe ato më të "reja" që marrin pjesë?
Duke përjashtuar programet politike, të cilat duket se këto zgjedhje parlamentare janë vonë nga partitë kryesore në vend, listat e kandidatëve janë “arma”......

Zgjedhjet e 11 majit, KSHZ miraton fletën e votimit, përmasat gati 60 me 30 cm. Qarku i Tiranës, 539 emra në fletë!
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvend, të datës 11 maj 2025. Miratimi i përmbajtjes së fletës......

Punimet në aksin rrugor Berat-Ballaban me ritme të shpejta-Balluku: Mund të dorëzohet brenda afatit. Rama nxit agroturizmin
Edhe pse përfundimi i rrugës Berat-Ballaban ishte parashikuar për vitin 2026 sipas kontratës, ritmi i mirë i punimeve mund të bëjë të mundur dorëzimin e saj......

Ifo ul parashikimin për ekonominë e Gjermaninë - Kërkesa e dobët industriale dhe rreziku i tarifave, ndër faktorët kryesorë
Instituti për Kërkime Ekonomike Ifo me bazë në Mynih ka ulur parashikimin e rritjes ekonomike për Gjermaninë në raportin e fundit të publikuar. Instituti......